• |
ide | kryesore

“Tetë lojtarë, mes tyre edhe Piatek, goditen nga virusi misterioz”: trajneri i Polonisë lëshon alarmin

Sport



“Ka një epidemi brenda skuadrës. Një virus ka goditur tetë futbollistë, mes tyre edhe Piatek”. Alarmin e ka dhënë trajneri i Polonisë, Jerzy Brzęczek, në vigjilje të sfidës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. “I pari që pati këtë problem ishte Milik para ndeshjes me Austrinë – ka shtuar ai – Ndoshta nga ajri i kondicionuar në hotelin e Vienës”.

“Tani stafi ynë po punon për të evituar që virusi të mund të shpërndahet në të gjithë skuadrën”, ka shtuar Brzeczek. Në ndeshjen e fituar 1-0 nga Polonia kundër Austrisë, sulmuesi i Napolit Milik është zgjedhur titullar, po pastaj u zëvendësua, për shkak se është ndjerë keq. Milanisti Piatek u fut si zëvendësues në të 59′ dhe shënoi golin e fitores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *