• |
ide | kryesore

Video/ Të mëdhatë ushtrojnë pushtet: Italia e Spanja kalojnë provën me sukses

Sport, Video



Ka nisur mirë fushata kualifikuese për skuadrat e mëdha, që janë pretendente për kualifikimin: nuk gabojnë Italia e Spanja, ndërsa prov të mirë ka bërë edhe Bosnja e Suedia. Skuadra e Mancinit siluroi 2-0 Finlandën, duke dominuar në zotërimin e topit 59% dhe duke goditur 11 herë drejt portës, pavarësisht se tekniku kishte besuar në emra surprizë si Moise Kean, adoleshenti i talentuar i Juventus.

Italianët kaluan në avantazh shumë shpejt dhe ndoshta kjo e kondicionoi ndeshjen: në minutën e shtatë Nicolo Barella përfitoi nga një devijim me fat për të shënuar golin e parë. Rezultatin e kompletoi Kean në minutën e 74 të ndeshjes, duke i dhënë vendin e parë Italisë, që goditi edhe traversën me Quagliarela pesë minuta nga fundi.

Më e vështirë se pritej ka rezultuar fitorja e Spanjës kundër Norvegjisë. Iberikët kanë marrë suksesin 2-1, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Mestalla”. Në fakt, rezultati nuk tregon saktë llojin e ndeshjes që u luajt, sepse Spanja e dominoi plotësisht takimin, me 76 për qind të zotërimit të topit, dhe 25 goditje drejt portës norvegjeze.

Spanjollët e zgjidhën shpejt ndeshjen me golin e Rodrigos në minutën e 16, por humbën shumë mundësi, duke i dhënë mundësinë Joshua King të barazonte me penallti, duke frikësuar jo pak Furitë e Kuqe. Një tjetër penallti zgjidhi ndeshjen, me Sergio Ramos që nuk gaboi në minutën e 71, duke i dhënë suksesin skuadrës së Luis Enrique.

EURO – Qualification:: group D

Georgia 0 – 2 Switzerland
Gibraltar 0 – 1 Ireland

EURO – Qualification:: group F

Malta 2 – 1 Faroe Islands
Sweden 2 – 1 Romania
Spain 2 – 1 Norway

EURO – Qualification:: group J

Bosnia and Herzegovina 2 – 1 Armenia
Italy 2 – 0 Finland
Liechtenstein 0 – 2 Greece



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *