• |
ide | kryesore

Young Zerka: Jam beqar dhe tokë e zënë

Paparazzi, Slider



Janë apo jo më bashkë Young Zerka dhe Ronela Hajati? Kjo është pyetja që ka pushtuar mediat online ditët e fundit, pasi u përfol se çifti i njohur i “showbiz”-it i ka dhënë fund romancës.

Mbrëmjen e djeshme, Zerka ishte i ftuari i “The Voice of Albania”, ku performoi disa nga këngët e tij.

I pyetur pas performancave nëse është beqar apo në një lidhje, Zerka tha: “Jam dhe beqar dhe tokë e zënë”. Dhe përfundimisht ne jemi akoma në dilemë, se çfarë po ndodh me çiftin!

Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *