• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Shkarkohet Panucci: Kundër Andorrës në pankinë do të jetë..

F1, Sport

Christian Panucci nuk do të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare. Tekniku italian është shkarkuar menjëherë pas ndeshjes së humbur me Turqinë, në debutimin e kualifikuesve të Euro 2020, me një vendim, që me shumë mundësi ishte marrë përpara nga presidenti i FSHF Armando Duka, nëse rezultati nuk do të ishte fitore.
Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetares në Durrës për të diskutuar me trajnerin Kristian Panuçi prishjen e kontratës. Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar.

Në fund thuhet se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci – shkruhet në komunikatën për shtyp -. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës” thuhet në komunikaten e FShF.

Një komunikim i thatë, ashtu si rezultatet e Panuccit, që natyrisht nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe e artikuloi qartë: “Kjo është skuadra, këta janë lojtarët, duhet të punoj pak më shumë me mendjet e tyre”, tha italiani në flash zone, vetëm se tani duhet të punojë me veten, për të kuptuar cfarë bëri keq në gjithë aventurën me Shqipërinë, ku gjërat pozitive, duhet pranuar ishin shumë pak, në krahasim më shpërfytyrimin e skuadrës së trashëguar nga Gianni de Biasi.

Christian Panucci në 15 ndeshje në krye të Shqipërisë ka një bilanc të sikletshëm me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Tekniku nuk arriti kurrë ti japë një fizionomi skuadrës, apo të ideonte një formacion solid titullar. Praktikisht gjithnjë në ndryshim, kuqezinjtë humbën identitetin dhe nuk ditën të adaptohen taktikisht me idetë e teknikut.

Kundër Andorrës, në transfertën e 25 marsit, kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, në pritje të emërimit të një trajneri të ri, që mund të jetë Edy Reja.

Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin e Napolit dhe Lacios 73-vjeçarin italian Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi.
Komunikata zyrtare: FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

9 Comments

  1. Astrit Hafizi? Aman ate bejeni, .Edhet i madh.Cfare ka Murinjo me shume se Hafizi.Ai i shkreti ngeli duke share cdo trajner te huaj me shprese se ivjen radha. shpreson,ngaqe edhe vete e di sa i madh eshte,se sa shume kemi nevoje per te!

  2. Dy gjera per mendimin tim: O merrni nje trajner te hajrit, qe ja vlen, qe ka moshe dhe eksperience ose te pakten ato paret e hedhura kot, ti marre nje trajner shqiptar dhe ca ngelen te kalojne per investime ne fusha e stadiume, se i kemi cop cop! “Loro Borici” dukej sikur i kishte rene zgjebja!

    Suksese per ndeshjen e rradhes.

    1. Po C’trajner shqiptar O Kide. Po te kesh trajner ndonje Hafiz,te jesh i sigurte qe as rojet e stadiumit nuk do e degjojne e jo me ti bindet lojtaret. Na duhet i huaj trajneri

  3. Edhe shpellare dhe specialista futbolli,hajde mere vesh nuk kane lidhje,shpellari dihet per cfare duhet vetem shkatarrim dhe protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu