• |
ide | kryesore

FOTO/ Do padis Ramën dhe Veliajn, përdorën pa leje foton e djalit tim në miting

Lajme, Të fundit



Përdorimi i fëmijëve për imazh elektoral është një “sëmundje” e vjetër e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Imazhet e fëmijëve janë pothuajse në të gjitha aktivitetet e “Lalit”. Nuk ka shpëtuar nga kjo sëmundje as prezantimi i kandidaturës së tij në aktivitetin “Bashkia që duam” në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Besjan Pesha, një aktivist i shoqërisë civile thotë se ka mbetur i skandalizuar kur ka konstatuar përdorimin e fotografive të të birit që shfaqej pa reshtur në ekranët e mëdhenj të këtij aktiviteti. Ai thotë se kjo është bërë pa leje dhe do ta çojë në gjykatë.

“Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit. Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare. Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e Pavarësisë. Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe t’i përdorësh si fasadë për qëllime elektorale” – shkruan Pesha.

“Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave… E pra, duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajësinë e fëmijëve të të tjerëve…

Neveri! E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht “Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë” Heshta! Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për t’i treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme. Uroj e besoj të gjej drejtësi!” – shkruan Pesha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ke shume kusure per te lare dhe ti besjan shkurtabiqi. Ti do mbahesh mend si hajduti me i paskrupullt i AKBN. Ti i pangopur perveç gjobave qe u vije kompanive i jepje dhe djeta sherbimi vetes per cdo dite te muajit. Por ne nje vend te kalbur krimba si ty gjejne terrenin dhe ushqehen me se miri

    1. Po ju mbase nuk e keni problem qe lali eri tju zere dhe motrat. Grate. Vajzat. Vazhdoni ju se po jua ….. lali apo igjati varja se e keni per nder more te pa bere.

  2. Fotot e djalit kur ja perdorte like floriri dhe mona ky pusht e lejonte dhe ndjehej I Gezuar besjani drejtori qe u largua per korrupsion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *