• |
ide | kryesore

Hetimet/ Avokati Ravik Gurra u ekzekutua nga vrasës me pagesë

Lajme, Të fundit



Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh.

Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Identifikimi i tij është mjaft i vështire për shkak se atentatori ka qenë i maskuar dhe në vendin e krimit nuk ka lënë asnjë provë. Më pas ai u largua me shpejtësi ku pak metra më tutje e priste një tjetër person me makinë. Oficeret këqyren disa kamera sigurie ku kaloi mjeti, por nuk u përfitua asnjë element i vlefshëm, pasi kanë qenë të dy të maskuar.

Autoret janë kujdesuar që edhe në makinën me të cilën u larguan nga vendngjarje mos të lënë gjurmë. Mjetin e dogjën në fshatin Bradashesh dhe nga këqyrja paraprake e tij nuk u gjet asnjë provë. Dhjetëra persona u pyeten ne polici, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur atentatin.

Vrasësi sipas hetuesve është me pagesë nga mënyra e realizimit të atentatit. Ekzekutimi i Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat. Prej vitesh ai ka qenë mbrojtës në disa çështje mjaft të njohura si procesi që u zhvillua në Gjykatën e Lartë për “Hakmarrjen për Drejtësi”, avokat i Emiljano Shullazit, apo edhe fisit Çapja në Elbasan. Pikërisht në aktivitetin profesional të 50-vjeçarit është fokusuar puna hetimore dhe kryesisht në përplasjeve mes grupeve kriminale ne Elbasan.

Gurra ka përfaqësuar thuajse në të gjitha proceset gjyqësore pjesëtarë të familjes Çapja, pjesëtarë të të cilës janë përfshire në ngjarje të ndryshme në këtë qytet. Hetimi i kësaj vrasje po drejtohet nga prokurori i Krimeve të Rënda Behar Dibra, i cili ka nën hetim edhe disa ngjarje të renda të ndodhura në Elbasan gjatë viteve të fundit. /Tv Klan



5 Comments

  1. Amemo! Luj venit o hetus,se po na habit!!! Nuk cuditem pse keta hetuesit me leke i qihet gruaja me jevg… Po rri o kar mos trego qe merr rroge kur kete e dine te gjithe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *