• |
ide | kryesore

Kean kalon Riveira, bëhet shënuesi i dytë më i ri i Italisë: “Mësoj nga CR7”

Sport, Video

Debutim si titullar dhe menjëherë gol. Një mbrëmje prej të përzgjedhuri ajo e Moise Kean që, 19 vjec e 23 ditë, kalon Rivera e bëhet shënuesi i dytë më i ri në historinë e Kombëtares italiane pas Bruno Nicolè (18 vjec e 258 ditë në 1958 kundër Francës). “Bëra më mirë se Rivera? Eshtë një motiv më shumë për të punuar – përgjigjet sulmuesi i Juventus -. Ka ende shumë rekorde për të thyer dhe jam gati ta bëj”.

Kean u tregua shumë i aftë të mbyllte ndeshjen kundër Finlandës me golin e dytë në minutën e 74′, kur një asist i Immobile e nxorri para portës: “Stërvitem me vazhdimësi e mundohem të jem gati. Goli ishte një emocion i madh. Ndonjë sekret i mësuar nga Ronaldo? Sigurisht, është e pamundur të mos mësosh pranë një kampioni si ai. Cdo ditë e shoh dhe mësoj prej tij”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu