• |
ide | kryesore

“Këta lojtarë nuk e meritojnë fanellën e Argjentinës”: Maradona sulmon ashpër Messi e të tjerët

Sport



Argjentina ka humbur shëmtuar miqësoren me Venezuelën (1-3), duke njollosur rikthimin në Kombëtare të Lionel Messi. Një situatë që ka kthyer në vijën e parë të sulmit, kundër përfaqësueses së Scaloni, legjendën argjentinase Diego Armando Maradona, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin: “Ishte si një film horror. Kjo skuadër nuk e meriton fanellën që mban veshur, Argjentina nuk fiton dot më asnjë ndeshje. Më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë të besojnë gënjeshtarët e federatës”.

Një sulm direkt e pa fjalë të zgjedhura, ashtu si bën shpesh Maradona gjatë viteve: “Unë ndihem shumë argjentinas – vazhdoi ai pas ko me Venezuelën -. Mendonin se do ta fitonin lehtë ndeshjen? Kush është aq budalla sa ta ketë menduar? Ata janë një skuadër e organizuar e me baza solide e kundër kësaj Argjentine e patën të thjeshtë”.

Faji për Pibe de Oro është i gjithi i Federatës argjentinase: “Më vjen keq për tifozët, por edhe lojtarët që vendosin fytyrën, kur në fakt duhet ta bëjnë liderët e Federata. Kjo kombëtare më bën të trishtë, nuk meriton fanellën që vesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *