• |
ide | kryesore

Kylie :Nuk kam trashëgimi, kam punuar vetë

Paparazzi, Slider



Për të gjithë ata që dyshuan në mënyrën si ajo është pasuruar, Kylie foli pak për fatin që kishte me biznesin “Kylie Cosmetics”:

“Nuk e mendoja kurrë që kjo do ndodhte. Besoja në Kylie Cosmetics por as nuk e dija në çfarë po e përfshija veten. Ndihesha për mrekulli, është e çmendur, dhe të jesh më e reja që e bën është një bekim. Tani dua të fokusohem për t’ia kthyer njerëzve dhe të bëj gjërat pas të cilave jam e apasionuar.”

Kylie më pas tregoi se është vërtetë “Self-madje” (që i ka arritur vetë) dhe për ta vërtetur, ka treguar dhe disa detaje:

“Realisht nuk ka fjalë tjetër për të përdorur përveçse “self-made” sepse kjo është e vërteta. Kjo është kategoria ku përkas. Edhe pse unë jam një rast i veçantë, sepse kur lanncova Kylie Cosmetics, kisha një platformë të madhe dhe shumë fansa. Nuk kam marrë asnjë para nga prindërit e mi pas moshës 15 vjeçare. Kam përdorur 100$ paratë e mia për të nisur kompaninë, asnjë qindarkë në bankën time nuk është e trashëguar… dhe jam shumë krenare për këtë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *