• |
ide | kryesore

Rrëfehet i moshuari në Tepelenë: Si më grabitën në shtëpi me maska dhe shkopa gome

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm policia ka vënë në pranga dy nga grabitësit me maska të cilët hynë me forcë në shtëpinë e të moshuarve në Mallakastër. Përparim Merdani, pronari i banesës tregoi momentet e tmerrit kur u kërcënua nga grabitësit dhe shprehet se ata e kanë goditur ndërsa mbanin në duar shkopinj gome, dhe kërkonin me ngulm dhomën ku i moshuari mbante paratë.

Së fundmi vëllai i tij kishte ardhur nga Anglia dhe i kishte lënë disa para për kurimin e nënës, e për këtë shkak Përparimi dyshon se grabitësit mund të kenë dëgjuar se mbante lekë në shtëpi.

“Dy çunat i kisha në sport, unë isha lart me nënën, mbesa shikonte telenovela. Në një moment na zë gjumi, ata atëherë erdhën. Dëgjova ulërimën e mbesës dhe u ngrita. Ata erdhën me thika tek koka na thanë “mos lëvizni”. 

Mua më qëlluan, më goditi tek hunda, më iku gjak, më është ënjtur dhe syri. Pasi kontrolluan ishte një dhomë me çelës, e shqyen derën e hynë tek dhoma ku kishim lekët, 1 milion e 700 mijë lekë. Ishin me maska nga t’i njihja.

Tre veta, kishin shkop gome dhe thika në duar, m’i mbanin thikat në kokë. I kërcënuar më parë? Jo. Jo. Asnjëherë. I linim dyer e shtëpisë hapur. As kur flija nuk e mbyllja derën e shtëpisë. Nuk i njihja fare si persona ata që janë arrestuar.

Para ca ditësh erdhi vëllai nga Anglia dhe më la disa para për kurimin e nënës. Mund ta kenë dëgjuar për këtë. Këtu s’ka as mbrojtje asgjë, jemi të frikësuar tani” – tha Përparimi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *