• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë zhgënjimi për Holandën, Gjermania bën festë në Amsterdam: Belgjika nuk ka probleme pa Lukakun

Sport, Video



Priteshin përgjigje nga Gjermania dhe ja një fitore e denjë për përplasjet më drithëruese, por shumë të shpeshta mes Hollandës e Panzerave. Në debutimin e kualifikueseve, për grupin C, drejt Euro 2020, skuadra e Loew merr më të mirën me një përfaqësim të bërë mes shumë drite e ndonjë hije. Hollanda mposhtet 2-3 me një gol të Schulz në të 90’.

E pra, fillimi për Gjermaninë ishte spektakolar me golat e Sane e Gnabry, që tronditën bindjet e Koeman në pankinë. Në fakt, rastet për të qenë në lojë Hollanda i kishte, por Neuer ndali dy herë Babel në dy gola pothuaj të sigurtë. Gjithcka ndryshoi me rifillimin e lojës, e nuk mund të shkonte ndryshe një përballje mes Hollandës dhe Gjermanisë. Tulipanët rihapën ndeshjen me Matthijs de Ligt. Mbrojtësi shënoi golin e 1-2, duke i dhënë shpresë skuadrës së Koeman. E ndodhi kështu në Johan Cruyff Arena: Hollanda barazoi rezultatin përballë Gjermanisë, duke rikuperuar dy golat e pësuar në pjesën e parë. Memphis Depay ndëshkoi gjermanët në minutën e 63, duke i dhënë tjetër atmosferë ndeshjes. Në momentin më të egër të ndeshjes, atëherë kur një gabim nuk ka më kthim pas, Gjermania ndëshkoi Hollandën. Rikuperimi i dy golave i kishte dhënë euforinë tulipanëve të kërkonin fitoren në shtëpi, duke përfituar nga tronditja e gjermanëve, por pikërisht në kohën shtesë Nico Schulz shënoi golin e tretë, duke e kthyer fitoren në anën e të besuarve të Loew. Gjermanët arrijnë në vendin e parë skuadrën e Koeman në kuotën e tre pikëve, por me vetëm një ndeshje të luajtur.

Gjithcka e lehtë për Belgjikën në Nicosia. Tekniku Martinez besoi në një 3-4-2-1 me dyshen Mertens-Hazard në mbështetje të Batshuayi. E pikërisht në minutën e 10′ sulmuesi i Crystal Palace shërbeu për Hazard, që shënoi golin e avantazhit. I fuqishëm dhe preciz konkluzioni i numrit 10.Tetë minutaa më pas, Hazardi tjetër, i vëllai Theo, sugjeroi me inteligjencë për Batshuayi, që u tregua i zotë të luante me linjën difensive qipriote, përpara se të kalonte edhe Pardo e të shënonte me portën e boshatisur. Qipro u shfaq vetëm në dy tentativa jo të rrezikshme në pjesën e parë, me Antoniou e Papoulis, që nuk impenjuan si duhet Courtois. Skuadra e Martinez në pjesën e dytë shkoi pranë trisit me Tielemans e Batshuayi, por në fund duhet të kënaqet me një 2-0 që e ka ngjitur në krye të grupit I, me gjashtë pikë, tre përpara Qipros, Rusisë, Kazakistanit e Skocisë.

EURO – Qualification:: group C

N.Ireland 2 – 1 Belarus
Netherlands 2 – 3 Germany

EURO – Qualification:: group E

Wales 1 – 0 Slovakia
Hungary 2 – 1 Croatia

EURO – Qualification:: group G

Israel 4 – 2 Austria
Poland 2 – 0 Latvia
Slovenia 1 – 1 North Macedonia

EURO – Qualification:: group I

Kazakhstan 0 – 4 Russia
San Marino 0 – 2 Scotland
Cyprus 0 – 2 Belgium



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *