• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kur ka miting partia lejohet parkimi mbi lulishte dhe trotuar

Syri i Lapsit



Partia Socialiste zhvilloi dje Kongresin e saj, ku mes të tjerave u konfirmua me anë të një mitingu në sheshin “Nënë Tereza” Erion Veliaj, si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Por ndërsa ky i fundit pas protestave të opozitës ka publikuar foto me pemë të thyera, makinat e eksponentëve të maxhorancës janë parkuar në lulishte. Për Veliajn kjo nuk përbën problem.

 

“Nisma #Thurje” ka publikuar një video ku shihen makinat e zyrtarëve socialistë, të parkuara në lulishten pas Pallatit të Kongreseve, ku edhe u mbajt Kongresi i PS. Në postimin në fjalë thuhet: “Kur ti parkon gabim, brenda 2 minutash të vjen gjoba ballit. Mjetet e Partisë, jo vetëm nuk gjobiten për parkim në lulishte, por i ruan Policia e Shtetit. Sepse ligji vlen vetëm për ne, Partia dhe Kongresi janë mbi ligjin”.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:



2 Comments

  1. Jane vete -Alinj vete Kadinj-keta drogaxhinjte e Ridhjerjes .Veprojne me dy standarte.E po ta shesin vendin e shesin.E bejne si puna e hoxhes qemoti -Beni si t’ju them une dhe mos beni sic bej une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *