• |
ide | kryesore

VIDEO/ PD zbulon planin e Veliajt për rrugën 2 milionë euro mes përmes parkut të Liqenit

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka bërë të ditur sot se kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri Edi Rama sapo kanë shpallur ndërtimin e një rruge prej 2 milionë eurosh në zonën e Gardës së Republikës, e cila do t’u shërbejë disa kullave të reja të oligarkëve që ata të dy kanë planifikuar të ngrenë në Parkun e Liqenit.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, transmetoi para mediave, deklaratën e një viti më parë të kryebashkiakut, ku ai thoshte se nuk do të lejonte betonizim të Parkut të Liqenit dhe e ballafaqoi këtë si mashtrim me tenderin që Veliaj ka shpallur vetëm 4 ditë më parë dhe dëshmon të kundërtën.

“Në shtator 2018, PD publikoi faktin se Erion Veliaj do ta betonizonte zonën pranë Gardës së Tiranës. Siç e ka zakon, Veliaj mashtroi. Zona e Gardës së Republikës nuk do t’i kthehet qytetit, por kullave private në këtë zonë.

Katër ditë para prezantimit të tij luksoz, Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge 2 milionë euro, për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliaj. Ajo do të lidhë zonën e Gardës me atë të Kosovarëve, një rrugë ekskluzive e re, pas prerjes së qindrave pemëve dhe oligarkët do ta kenë rrugën e hapur në kullat mbi 9 kate.

Tirana e Veliajt është në shërbim të parave. Ai nuk kursean asnjë, as pasuritë e Tiranës, as të qytetarëve: pse hesht ai para qytetarëve që duan të dinë fatin e mushkrive të vetme të qytetit? Cilit oligark i ka premtuar ndërtimin e kullave te Liqeni dhe sa para do të pastrohen aty? PD është e do të jetë gjithmonë kundër këtij plani betonizimi nga dy njerëz që i udhëheq babëzia për betonizimine qytetit” – tha Zhupa.



7 Comments

  1. Ti moj zonjushe po flet per nje rruge qe lidh zonen e ish gardes me rrugen e Kosovare , dhe ajo rruge do lehtesoje shume qarkullimin ne tere ate zone ( djathas ) . Kurse ti po thua :
    1) PO BEHET GATI INFRASTRUKTURA PER KULLAT QE DO NDERTOHEN TEK ISH GARDA.
    2) RRUGA NUK KA ASNJE VLERE PER QYTETIN POR DO TE MARRI 2 MILJON EURO
    3) RRUGA DO TI SHERBEJE EKSKLUSIVISHT KULLAVE QE DO TE NDERTOHEN TEK GARDA.

    TE gjitha keto pretendime ( propagande) bazohen ne nje hamendesim se TEK TOKA E ISH GARDES DO TE NDERTOHEN KULLA .

    NA NXIRR NDONJE DOKUMENT MOJ ZONJE QE AJO TOKE ESHTE PLANIFIKUAR PER KULLA. FAKTEEEE jo deklarata si fletrrufete e partise se punes.

    Tipike , e fillojne me nje hamendesim ( ne rastin me te keq shpifje) dhe pastaj mbi te ndertojne nje deklarate propagandistike bajate biles nxjerr dhe nje video te meparshme te Veliajt duke thene ‘ JA GENJESHTRA’ ..

    Po nese neser Veliaj del dhe thote se nuk ka a snje plan per kulla tek garda,,, cfare do te beni ju ?

    1. O tastierist ripjerdhës me pagesë ! Tirana është mbytur me beton dhe ti më flet si Ajola në majë të hurit!

  2. Printoni ndonje peisazh dhe vejeni ne shtepi se kart e mi do shifni. Beton dhe vetem beton dhe ca palma me kryma.

  3. He, samanaje! Koci Xoxe!
    Cere osht ky emen!? Ka lezet emni i atij mo posht “Namyti Mero Llumi”.
    Jeton ene frumzohet n’mutin e Meros tuj i majt ere bythes Sales.

  4. Filloi ti degjohet era atyre lodrave te liqeni. Ishin kali i trojes. Rruga do kaloje prane tyre dhe pjesa e parkut deri te universiteti do ndertohet. Uroj tju gjykoje dikush ndonjehere.

  5. e pse tju besojme ne ju ?
    deri tani kto deklaratat tuja kan qen ma shum rrena.
    qisni fakte qi bashkia do me e bo ket pune .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *