• |
ide | kryesore

10 emisionet shqiptare në televizione të ndryshme që janë pothuajse njëlloj

F1, Paparazzi



“1001 pse” dhe “Në kurthin e Piter Pan”

Të dyja këto emisione janë transmetuar në kohë të ndryshme por kanë të njëjtin format. “1001 pse” është transmetuar në Top Channel në vitin 2011 ndërsa “Në kurthin e Piter Pan” nisi edicionin e parë vitin e kaluar në TV Klan.

Të dy këto emisione kanë në fokus fëmijët e vegjël të cilët janë pjesë e një paneli dhe i bëjnë pyetje të ftuarve VIP.  “1001 pse” drejtohej nga Arbana Osmani ndërsa “Në kurthin e Piter Pan” nga Alketa Vejsiu.

“Dance with me” dhe “Dancing with the stars”

Të dy spektaklet janë një garë kërcimi mes personazheve të njohur të ekranit të cilët vlerësohen nga një juri përkatëse. Ndryshimi i vetëm i këtyre dy spektakleve është fakti që në “Dance with me” dy personazhe të njohur bëhen çift ndërsa në “Dancing with the stars” personazhet e njohur kërcejnë me balerinë profesionistë në krah.

Në të dyja spektaklet çdo natë eliminohet një konkurrent në rastin e “Dancing with the stars” ose çift në rastin e “Dance with me”.

“The Voice” dhe “X Factor”

Të dyja janë spektakle këndimi ku marrin pjesë personazhe të panjohur për publikun e që shfaqin talentin e tyre në këndim. Konkurrentët vlerësohen në fillim nga një juri dhe më pas kalojnë në disa faza.

Edhe mes këtyre dy spektakleve ka një ndryshim. Në fazën e audicioneve në “The Voice”, juria nuk mund ta shohë konkurrentin dhe e kundërta ndodh në “X Factor”.

“Portokalli” dhe “Al Pazar”

Programe humori që argëtojnë publikun me batuta dhe skeçe që zhvillohen në skenë. “Portokalli” aktualisht drejtohet nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi ndërsa  “Al Pazar” nga Agron Llakaj.

Gjithashtu këta prezantues angazhohen edhe me role në skeçet e emisionit.

“Kutia e fundit” dhe “Dilema Deal or no Deal”

“Kutia e fundit” u transmetua në TV Klan nga viti 2004 deri në vitin 2011 dhe drejtohej nga Enkel Demi ndërsa “Dilema Deal or no Deal” filloi këtë sezon televiziv në Top channel dhe drejtohet nga Eno Popi.

Në të dy këto game show njerëz të ndryshëm bëhen pjesë e lojës për të fituar para dhe dhurata. Tek “Kutia e fundit” loja zhvillohej me disa kuti ndërsa tek “Dilema Deal or no Deal” me valixhe.

“Fiks Fare”, “Stop” dhe “Boom”

Të treja janë emisione investigative me të njëjtin format por që transmetohen në televizione të ndryshme. “Fiks Fare” aktualisht prezantohet nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, “Stop” prezantohet nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj dhe “Boom” nga Fiori Dardha dhe Rozana Radi.Burimi:”xing’

“Me shumë dashuri”, “Ka një mesazh për ty” dhe “Dua të të bëj të lumtur”

Të tre këto programe kanë format të njëjtë me në fokus histori njerëzore, të jashtëzakonshme që shkaktojnë emocione të mëdha. Këto histori rrëfehen nga njerëzit më të dashur të protagonistëve ose nga vetë ata teksa gjatë emisionit i ndan një mur.

“Me shumë dashuri” nisi në TV Klan në vitin 2007, me producente Vera Grabockën e moderatore Alketa Vejsiun.

“Ka një mesazh për ty” filloi transmetimin në vitin 2015 si rubrikë e emisionit “E diela shqiptare”, e drejtuar nga Ardit Gjebrea, ndërsa “Dua të të bëj të lumtur” nisi në vitin 2016 në Top Channel dhe moderohet nga Arbana Osmani.

“Njerëz të humbur” dhe “Pa gjurmë”

“Njerëz të humbur” ka qenë një nga emisionet më të dashur për shqiptarët e që ndihmoi qindra njerëz të gjenin të afërmit e tyre. Ky emision i drejtuar nga Aida Shtino nisi transmetimin në vitin 2005 dhe pas shumë vitesh vendosi të mbyllej teksa moderatorja u largua për një kohë të gjatë nga ekrani.

Me të njëjtin format, nisi vitin e kaluar “Pa gjurmë” i cili gjithashtu i ka ardhur në ndihmë shumë shqiptarëve. “Pa gjurmë” moderohet nga Odeta Dume dhe transmetohet në Report tv.

“Kafazi i artë”, “Syri magjik” dhe “Big Brother”

Të tre këto spektakle janë transmetuar në kohë të ndryshme por me të njëjtin format me në qendër disa persona të panjohur që qëndronin në një shtëpi për disa ditë të survejuar me kamera, shkruan Xing.al.

“Kafazi i artë” ka qenë spektakli i parë i këtij lloji i cili nisi transmetimin në vitin 2004, pas tij filloi “Syri Magjik” i cili u transmetua në Vizion plus dhe më vonë “Big Brother”.

“Kafazi i artë” dhe “Syri Magjik” nuk transmetohen më prej vitesh ndërsa edicioni i fundit i “Big Brother” ishte në vitin 2017.

“6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, “Më fal për shprehjen”, “Gardërob”

Të katër këto emisione ‘late night show’ kanë të njëjtin format, me personazhe të ftuar, skeçe, humor e batuta. “6 ditë pa Ermalin” u transmetua nga viti 2014 deri në vitin 2016 në Digitalb. Nga viti 2016 e në vazhdim Ermal Mamaqi drejton “Xing me Ermalin” në TV Klan. Ndërkohë “Më fal për shprehjen” e drejtuar nga Evis Pupa transmetohet në Digitalb që prej vitit 2016. Ndërsa “Gardërob” nga Romir Zalla u transmetua gjate vitit 2017 dhe 2018 në Scan./Xing.al



5 Comments

  1. Sa larg jane sidomos Portokalli,nga Al Pazar.Portokalli,eshte nje humor i vertete,origjinal,pa tensionime te sikleteshme,shume fin dha pa perseritje batutash (qe e merzisin spektatorin).Aktoret jane shume te pregatitur.Nuk eshte talenti,qe eshte teper i larte pothuaj se tek e gjithe trupa,por ata edhe pergatiten shume,jane te sakte,edhe nese ndodh ndonje “harrese”,apo kapercim batute,keta aktore te mbrekullueshem,e kalojne aq pakuptueshem nga spektatori,por krijojne edhe nje shtese ,te tekstit origjinal.Pervec kesaj,jane edhe kengetare me nivel.Merite ka edhe grupi i padukshem,si rekuizita,butaforia dhe grimi-parukeria-shume origjinal dhe karakteristike per rrolet qe transmetojne ,neper disa skece.Xhemi dhe Salzane,sikur kane lindur per detyren e tyre,shume origjinal,te komunikueshem (bile merren vesh edhe me Ramen,qe eshte ters per gjithcka),qe pervec roleve ku jane nder kryesoret,drejtimi e ben edhe me te lodheshme punen e tyre.Te fundit lashe “Kreun” e Portokallise-Regjizorin Altin,qe si rastesisht,aktoret e quajne profesor.Po Ai eshte vertete nje Profesor-Regjizor i rralle..Duke pare gjithe formacionin edhe te orkestres,sidomos harqet,qe me ate nivel te larte interpretimi,duke “futur ne valle”disa nga aktoret,qe shpesh na kane treguar talentin dhe zerin e tyre te mbrekullueshem,do e pasuronin programin e Portokallise,edhe me dy-tre kenge,si solo,por edhe ne grup.Ky grup,Portokallia,as qe duhet krahasuar me Al Pazarin e Agronit,qe gjithmone ka manine,karakteristike edhe te zones nga vjen,qe te dominoje gjithe kohes,skenen,si me skecet,si me drejtimin,dhe akoma me me tepri me reklamat qe ben,pothuaj se cdo 5-6 minuta.,por mbi te gjitha,kerkon pothuaj nga i gjithe grupi,qe ta permendin vazhdimisht,ja ky eshte Agron Llakaj.Ky zakon,qe perpiqej ta bente edhe kur ishte tek Portokallia,e ka pastruar shume Portokalline,.Altini i te ciles,as qe nuk duket gjekundi,megjithese ai eshte ne cdo fjale,veprim,aksion,bile edhe neper duartrokitjet e spektatorit.

  2. Doktor,nuk qenke profesionist,por nje sharlatan ,mashtrues.Beluli,simbas skecitte famshem,nuk hyn fare ne koment,sepse nuk ka fare lidhje metrupen,por thjesht nje admirues i artit te vertete te humorit.Dhe meso te shkruash,se ne fundin e nje fjalie pyetese,vendoset pike pyetja.

  3. “Portokalli,eshte nje humor i vertete,origjinal,pa tensionime te sikleteshme,shume fin dha pa perseritje batutash”. U ca po m’dhimesh mor qyqar qe ke le, e je rrite n’kohen e portokallise. Nuk kam hic ca t’tham se i ke than vet te tana. Njaq sa din dmth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *