• |
ide | kryesore

Akordin e Real Madrid me Pogba e ndalon Juventus: Raiola mund ta favorizojë

Sport



Endërra e tifozëve të Juventus për të riparë Paul Pogba me fanellën bardhezi nuk është ndalur kurrë. Sipas asaj që raportojnë spanjollët e “As”, në fakt, është pikërisht Zonja e Vjetër në rrugën që con mesfushorin francez tek Real Madrid. Pogba ka pranuar se i pëlqen të luajë nën urdhërat e Zidane e, pavarësisht largimit të armikut Mourinho, koha e tij me Manchester United mund të jetë në fund.

26 vjecari kampion i botës e ka “ngrirë” propozimin e rinovimit të Red Devils (kontrata è tij skadon në 2021), duke shtuar se kërkon pak kohë për të menduar se cfarë do të bëjë në të ardhmen. Ndoshta edhe sepse në krah të tij është Mino Raiola, që do të dëshironte të luante ndryshe. Kështu, në rast mungese të rinovimit, në Manchester mund të dëgjojnë me seriozitet propozimet nga jashtë, që shohin pikërisht bardhezinjtë të vendosur të bëjnë një tentativë për të risjellë në Torino “Oktapodin”.

Sipas informacioneve nga Spanja, Agnelli, Nedved e Paratici po mendojnë seriozisht për Pogba për të përforcuar mesfushën me një lojtar të nivelit absolut, duke patur të qartë se as lojtarit nuk i vjen keq të kthehet aty ku nisi shpërthimin e tij. Për më tepër, Juventus ka raporte të mirë me Raiola ndryshe nga Florentino Perez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *