• |
ide | kryesore

Anija me motorrin e prishur arrin e sigurt në port (FOTO/VIDEO)

Planet



Pas 24 orësh në panik, anija ‘The Sky Viking’ arriti e sigurt në portin e Moldes në Norvegji pa asnjë udhëtar në rrezik për jetën. Ditën e djeshme anija nisi një mesazh emergjence (SOS) pas prishjes së motorrit dhe e gjeti veten në mëshirë të erës dhe valëve shumë të larta.

Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekujpazhit edhe pse pas një dite në tension dhe panik për jetën janë të sigurt. Por rreth 25 vetë u transferuan në spitalet lokale. Të gjithë udhëtarët deklarojnë se ajo ishte “një përvojë e tmerrshme”. Hetimet e autoriteteve detare dhe kompanitë e sigurimeve do të përpiqen të kuptojnë se çfarë shkoi keq në anijen ‘The Sky Viking’: nga prishja e motorit deri në zgjedhjen e lundirmit në detin e stuhishëm aq afër një bregdeti që njihet si një kurth .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *