• |
ide | kryesore

Berat/ Një grua i lë amanetin policisë dhe më pas vetëvritet

Lajme, Të fundit



I jep fund jetës mesditën e sotme një 41-vjeçare nga fshati Molisht, në ish/komunën Sinjë të rrethit të Beratit.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, viktima, 15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj, por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni, por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.



1 Comment

  1. Do kete bere ndonje denoncim e gjora ne polici per ndonje shqetesim dhe ata nuk e kane vene ujin ne zjarr ,pastaj u ka lene amanetin atyre se po te ishte ndryshe ja u linte njerzve te aferm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *