• |
ide | kryesore

Berisha zbulon shkakun e zjarreve: Po hapen toka për kultivimin e kanabisit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako janë në një mendje se vala e zjarreve që ka përfshirë vendin me nisjen e pranverës janë të qëllimshme.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Berisha thotë se këto janë zjarre për të hapur toka të reja për mbjelljen e kanabisit në këtë vit elektoral.

Berisha akuzon se narkoshteti po garanton narkoeurot për blerjen e votave.

Që nga fillimi i muajit mars në vendin tonë janë djegur 167 hektarë, ndërsa sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako, zjarret janë të qëllimshme, ndërsa përgjegjësi kanë dhe autoritetet vendore të cilat sipas tij nuk kanë marrë asnjë masë.



4 Comments

  1. Sa koherent me lajmet. Para disa ditësh njoftonte se në Shkodër kanabisi ishte gati për korrje (sipas fotografisë), sot po hapin toka të reja për mbjellje. Kanabisi qenka si spinaqi, u mbillka gjatë gjithë vitit.

  2. Ky kriminel I jep urdher skifterave per aksion si shtyllat e tencionit zjarret neper male dhe pastaj komenton si e ema ne mullar te vicidolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *