• |
ide | kryesore

Burri i deputetes së PS-së emërohet prokuror në Tiranë. 4 vjet më parë Nishani e refuzoi kandidimin e tij

Lajme, Të fundit

Bledar Valikaj, bashkëshorti i Kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj pritet të emërohet si prokuror në Tiranë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar sot se KLP do të shqyrtonte kërkesën e Bledar Valikajt. Ky i fundit ka kërkuar që të zbatohet vendimin i formës së prerë i Gjykatës Administrative.

Për këtë Këshilli Lartë i Prokurorisë ka mbledhur sot Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe ku ka miratuar me 6 vota pro, caktimin e Valikajt si Prokuror në Tiranë.

“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne orën 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kërkesës se z. Bledar Valikaj, për ekzekutimin e vendimit te formës se prere te Gjykatës Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrierës pranë KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi për ketë rast. Me 6 vota pro, KLP vendosi ekzekutimin e menjëhershëm e kërkesës se Valikaj”, thuhet në njoftimin e KLP.

Ndërkohë që mësohet se emërimi i Bledar Valikajt si Prokuror në Tiranë do të bëhet pasi ai të kalojë procesin e vetingut. Në vitin 2015 ish-Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi bashkëshortin e Ermonela Felajt si si prokuror.

7 Comments

  1. Shikoni mos kete ndonje djale a nip dhe Fehmi Avdiu- vereni edhe ate prokuror dhe mbusheni prokurorine vetem me morra te kuq me keq se ce kini bere tani.

  2. Ka ndonje problem ?!Ishte marre peng nga bandat pas nje pazari qe nuk shkoji mire !Tani i ka kthyer bandes borxhin,pse t’mos emrohet ?!Madje shpejt do behet kryeprokuror ne Tirane,e me pas per te tere ….!Vajmedet reforma ne drejtesi,vajmedet bandat kriminale dhe bandat e huaja qe veprojne ne kete vend !!!

  3. Nuk ke pse lexo tekstin fare , mjafto ti shohesh ne surrat dhe e kupton per cfar behet fjal .
    Aa medet ca fakeqesie ! Boo boo ke do ky popull e tmerrshme

  4. Serjozisht e keni , me te vertete ky tipi me kete stature , eshte prokuror ( o Zot sa te shemtuar i ke bere ca njerez ).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu