• |
ide | kryesore

De Canio kandidati kryesor për pankinën e Shqipërisë: Reja shkon drejt refuzimit

F1, Sport



Eshtë një garë e gjitha italiane ajo për pankinën e kombëtares së Shqipërisë. Edy Reja, që ishte edhe kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kuqezinjve, pas shkarkimit të Christian Panucci, nuk do ta pranojë ofertën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Një emër tjetër i njohur i trajningut italian ka dalë përpara në orët e fundit; Gigi De Canio është tashmë favorit për pankinën kuqezi.

Sipas Sportitalia, negociatat për të sjellë ish-teknikun e Atalanta, Napoli dhe Lazio, Edy Reja në Tiranë janë ndalur të dielën. Tekniku ishte prezent të tribunën e Loro Boricit, në humbjen 2-0 kundër Turqisë, në ndeshjen e parë të eleminatoreve për Euro 2020, që ishte edhe e fundit për Panucci.

Federata Shqiptare e Futbollit ka kthyer sytë nga De Canio, si kandidati kryesor tashmë për të marrë Kombëtaren, pas ndeshjes së mbrëmjes me Andorran. Në fakt, bëhet fjalë një kandidaturë që nuk vjen për herë të parë në duart e presidentit të FSHF Armand Duka, që ka ekskluzivitetin për të vendosur teknikun e kombëtares. De Canio ishte një ndër katër kandidaturat për ta pasuar De Biasin, bashkë me Panucci, Sedorf e Zenga.

61-vjecari është i lirë nga detyrimet, duke qenë se në janar është shkarkuar nga pankina e Ternana, ndërsa më parë ka punuar me klube të rëndësishme si Napoli, Udinese, Genoa dhe QPR.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *