• |
ide | kryesore

Digjen 167 hektarë pyje, Çako: Problemi qëndron te autoritetet vendore

Lajme, Të fundit



Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, ka reaguar për rastet e zjarrit që kanë djegur qindra hektarë me pyje dhe pisha në të gjithë vendin.

Gjatë muajit mars janë djegur 167 hektarë, ndërsa si vatra zjarri numërohen plot 69 të tilla.

Sipas kreut të Emergjencave fajin e kanë autoritetet vendore të cilat mjaftohen thjesht me konstatimin e problemit dhe nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar apo zgjidhur atë.

“Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore

Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies .Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare”, shprehet Çako.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *