• |
ide | kryesore

Djali i ish-Presidentit heq dorë nga nënshtetësia shqiptare

Lajme, Të fundit



Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare. Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e Shqipërisë dhe faktin është konfirmuar nga fletorja zyrtare.

Në dekretin e 18 marsit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani. Arsyeja e vendimit nuk dihet. Prej kohësh djali i Nishanit vijon studimet në Austri.



18 Comments

  1. Kapter me komplekse inferioriteti.
    Edhe djalit ky patriot kur mbante mustaqe nuk i vuri emer shqiptar por Ersilio.

    1. Ate po vras mensjen te gjej. Cfare lesh emri eshte ky? Po ta zberthesh ne rrokje fillon me Ere+ si ilio. Ose Ere (shqip) e pastaj i fut nje prapashtese silio qe duket si latine, hispanike por qe nuk eshte e tille. Nivelin e ulet kulturor te disa prinderve mund ta kuptosh nga emrat pa kuptim qe ju vene femijeve.

  2. Tani jari te mbylli gojen,te jape doreheqje nga keshilli kombetar dhe te meret me lulet e viles qe ka blere ne fark 600 mije euro,djali ka jeten e vet

  3. T’ja kishe vene dhe ky Jari emrin djalit -Zaho-sa do kenaqeshin keta te -Ridhjerjes-.Sa per lenjen e shtetesise Shqiptare te tere Shqiptaret qe jane jashte do perpiqen ta lene te tere shtetesine me kete kaste politike me mire larg dhe me larg.

    1. Jam dakord, por ne maje te kesaj kaste qe vodhi e korruptoi ishte i Jati..Tani ky po ben sikur nuk i perket “kastes”?? Mos te harroje qe nje here ne 3 vite i jati kerkonte 500 Eur per makinen e tij per ta rinovuar..e nuk la vend ne hindi pa shkuar per eskursion me leket e te mjeres Shqiperi..

  4. Jar Kapterri, per 5 vite Qytetari i Pare i Shqiperise , Shqiperia e varfer qe i lejoi te vidhte e te blinte me fondet e shtetit vilen milioneshe, ku jeton me gruan e tij idiote punonjese te perhershme ne SHTET..Banken e Shqiperise,. Djali qe ka studiuar ne Austri me leket e Taksapaguesve shqipetare qe po vetevriten se nuk kane buke te hane..Hane rrogat dhe vjedhin shtetin e shqipetareve e pastaj i mohojne perkatesine keta bukeshkale..Ersilio…pfff nuk ka kuptuar qe eshte dhe mbetet bir i nje idioti qe merite te vetme kishte qe ishte militant i PD

  5. Ajo që lë shteg për keqinterpretime në këtë lajm, është fakti që nuk përmendet se Austria nuk e pranon nënshtetësinë e dyfishtë. Sipas ligjit austriak, një emigrant nuk mund të marë shtetësinë, nëse nuk ka hequr dorë nga shtetësia e vendit nga vjen. Pak vende e kanë një kusht të tillë për marjen e nënshtetësisë nga emigrantët.
    Djali i ish presidentit Nishani, duke marë shtetësinë austriake, ka përfitimin që të udhëtojë lirshëm në pjesën më të madhe të vendeve të botës pa vizë, por meqë Shqipëria nuk e ka ate ligj, ate nuk e pengon kush që pasi të ketë marë shtetësinë austriake, të rimarë më vonë shtetësinë shqiptare.
    Edhe duke u dhënë lajmet jo të plota e të cunguara, mund të krijohen fake news.

    1. Me pak fjale zotnia biri qytetarit te pare te shtetit eshte i justifikuar moralisht te preferoje nje nenshtetesi tjeter kundrejt asaj shqipetare??Ceshtje Etike dhe Morali!

  6. Ju mereni me cunin e jarit,po kalamajt e luluse gruaja e luluse qe jane hollandez,lindur,rritur,shkollim me cfare parash kjo familje jeton ne nje vend te shtrejte si Hollanda,apo kete e ndihmon vellai si pronar I nje shkolle private ne lunder tarifat jane 12mije$ viti per nje nxenes,lulu eshte problemi jo cuni jarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *