• |
ide | kryesore

Ed Sheeran pre e bullizmit, ‘Nuk kam patur fat me vajzat’

Paparazzi, Slider



Tani ai numëron 4 çmime ‘Grammy’, por më parë Ed Sheeran keqtrajtohej nga shokët e klasës për shkak të pamjes së tij.

Së fundmi në një intervistë këngëtari ka zbuluar se qante çdo ditë pas shkolle, sepse ngacmohej nga të gjithë për flokët e tij portokalli, syzet dhe se i merrej goja.Megjithatë ai ka pranuar se pamja e tij e veçantë e bëri të suksesshëm në muzikë. Përgjatë intervistës kundër racizmit, Ed Sheeran ka zbuluar se muzika i dha vetëbesim dhe i mësoi si të ndjehej mirë me veten. “Gjithmonë jam dukur pak i çuditshëm dhe nuk kam pasur fat me vajzat dhe kur fillova të merresha me muzikë sa herë bëja ndonjë performancë ‘live’ të gjithë thoshin: ‘oh, është djali me flokë portokalli me kitarën e tij të vogël’ dhe unë mbahesha mend për këtë gjë. Më pas papritur ti fiton simpatinë e të tjerëve sepse ti je i paharrueshëm. Tani u them të gjithë fëmijëve se është bukur të jesh i çuditshëm”, – është shprehur këngëtari. Ed Sheeran tashmë përveçse i suksesshëm në karrierën e tij, ka arritur të rrëmbejë zemrën e një vajze dhe sot është i martuar me Cherry Seaborn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *