• |
ide | kryesore

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

1, Ide

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak të besimit që kisha tek ai dhe PS, por sepse kështu shqiptarët do të ndërgjegjësoheshin katër vjet më herët se edhe rilindësit ishin pjesë e të njëjtit sistem oligarkie kriminale që sundon vendin dhe kështu do të lindte katër vjet më herët një lëvizje e re kundër këtyre partive/ banda. Ideja e dytë ishte se kush do të fitonte zgjedhjet e 2013-tës, mund të instalonte një lloj putinizmi në Shqipëri, pasi ishte në logjikën e zhvillimeve të deriatëhershme që lufta midis tri bandave për territor (ose tepsi sipas gjuhës së Ramës) të përfundonte një ditë me mbisundimin e më së fortës.

Kontradiksioni midis këtyre dy ideve qëndronte në atë se, nëse flisja për rrezikun e një putinizmi, do të duhej të parashikoja se instalimi i një regjimi të tillë e vështirësonte mundësinë e lindjes së një force të re antisistem.

Po pse nuk e kam vënë në dukje këtë kontradiksion? Për shkak se në ato vite kam gjykuar se lindja e lëvizjes antisistem, për shkak të zhgënjimit të shqiptarëve me të gjitha partitë, dhe putinizmi ishin dy mundësi të hapura, njëra optimiste dhe tjetra pesimiste; si të thuash pjesa plot dhe pjesa bosh e shishes.

Me vullnetin për të inkurajuar lëvizjen antisistem, kam mbështetur e votuar lëvizjen e Bojaxhiut në zgjedhjet bashkiake 2015 dhe pastaj partinë e Ben Blushit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Ndërkaq, zhvillimet që kanë ndodhur, ku hyjnë edhe dështimet e këtyre të dyve, edhe nxjerrja e LSI nga koalicioni në mandatin e dytë të Ramës, më kanë zhytur gjithnjë e më shumë për kah pjesa bosh e shishes: tek ideja se sistemi po degradonte në kontrollimin e gjithçkaje nga një bandë e vetme. Më duhet të pohoj se disa nga faktorët që kanë çuar në këtë rënie nuk i kam parashikuar dot më 2013. Nuk kam imagjinuar dot se papërgjegjshmëria e rilindësve (ngulmoj: e rilindësve, jo vetëm e Ramës, sepse i konsideroj të gjithë përgjegjës) mund të arrinte nivele të tilla bashkëpunimi me krimin; as nivelet kaq të larta të ikjes së shqiptarëve, si shpëtim nga e keqja; as nënshtrimin dhe bashkëpunimin deri në këtë shkallë të elitës intelektuale me të keqen; dhe as bashkëpunimin kaq të turpshëm të euroburokratëve me këtë regjim.

* * *

Kur shpërthyen protestat e studentëve, i jam rikthyer dilemës së vitit 2013 në formën e pyetjes: mos ndoshta jam gabuar duke u zhytur shumë në pjesën bosh/pesimiste të shishes, ndërkohë që procesi i kapjes së shtetit nga Rama nuk paska ecur aq përpara sa ç’më dukej? Mos vallë këto protesta flasin për një situatë ku mundësia e një lëvizjeje antisistem ekziston? Refuzimi i shumicës së studentëve për t’i kthyer në lëvizje politike antisistem kërkesat e tyre ekonomike ma shuan që në djep këtë pikëpyetje, duke i dhënë të drejtë pjesës bosh të shishes. Kufizimi më i madh që treguan ato protesta, qe pikërisht fakti se masa e studentëve u shfaq e paformuar kulturalisht për të ndërtuar një vizion tjetër për një Shqipëri demokratike dhe aq më pak për ta materializuar këtë vizion nëpërmjet një lëvizjeje apo partie të re. Protesta mbeti një kundërtim ndaj prekjes së interesave të studentëve nga e keqja, por pa sugjeruar ndonjë projekt politik për luftën kundër saj dhe ndërtimin e një vizioni alternativ për gjithë shqiptarët.

Dilema: rënie e mëtejshme drejt putinizmit apo ringritje drejt demokracisë ka mbetur gjithsesi e hapur për shkak se protestat e studentëve u pasuan shumë shpejt me ato të opozitës, me lënien e mandatit nga deputetët e saj, duke e shtruar edhe një herë atë në formën e pyetjes: a janë këto protesta dhe lënia e mandatit grahmat e fundit të rezistencës së këtij populli përpara instalimit të një putinizmi, apo nuk duhet nënvleftësuar shpirti i protestës së këtij populli, aversioni i tij ndaj figurave autoritare që kërkojnë të ringjallin fantazmën e Enver Hoxhës, sikurse është edhe Edi Rama?

Këtë pyetje mund ta artikulosh edhe në forma më konkrete të tilla si: A mund të qëndrojë në këmbë një regjim alla-Putin vetëm me propagandë pa një farë aftësie qeverisëse – çka ky ekip nuk e ka fare? A mund të mbahet ai vetëm te paratë e krimit pa një ekonomi të shëndoshë? A mos po ndodh që Rama, duke iu shtuar oreksi për t’i grabitur paratë e shqiptarëve vetëm me bandën e rilindësve, i ka vënë me shpatulla pas murit jo vetëm shqiptarët e tjerë, por edhe partitë/banda të tjera, duke u aktivizuar energjitë e luftës për mbijetesë dhe duke prishur ekuilibrin e sistemit? Apo pikërisht sepse ndodhet përballë gjithë këtyre vështirësive po i lind përditë e më shumë nevoja të shtojë metodat shtypëse kundrejt kundërshtarëve, siç u sugjerua qartë edhe nga fjalimi i fundit, në sheshin “Nënë Tereza”, dhe kjo do të na çojë drejt eliminimit të çdo mundësie kundërshtimi dhe instalimit përfundimtar të putinizmit?

Në momentin aktual, përgjigjja mbetet e hapur, por dy gjëra di të them me siguri. Së pari, se ata që mendojnë se Rama dhe rilindësit mund të kenë racionalitetin ta shohin humnerën se ku po na çojnë dhe të bëjnë prapaktheu, gabohen rëndë. Së dyti, se ashtu si lëvizja e studentëve, edhe protestat e opozitës nuk mund të kenë sukses nëse kufizohen vetëm në kundërshtimin e së keqes, pa na ofruar një projekt alternativ të besueshëm për rrëzimin e këtij sistemi kriminal.

Panorama

13 Comments

  1. Nje analist i mire duhet te kete edhe ‘nuhatje’ politike, te cilet shume pak (per te mos thene asnje) e kane. E mbeshtetet Ramen ne 2013 dhe tani po i shikoni e merrni ‘frutet’.

  2. Nuk mund të krahasohet edvin hajduti e langaraqi me Putinin.

    Nuk ka asnjë shans që edvini të bëhet Putin, edvini është thjesht qesharak, karikaturë e shëmtuar e Putinit.

    Opozita shqiptare ka për detyrë që me çdo mjet dhe në rradhë të parë dhunën të largojë edvinin.

    Opozita mjafton ta ndajë mendjen dhe ta kuptojë që edvini largohet nga pushteti ose nga një vdekje natyrore bie fjala overdoza, ose me një sulm të dhunshëm kundër KM, Kuvendit; Ministrisë së brendshme, RTSH.

    Kjo e fundit do të ndodhë.

  3. ME FJALINE E FUNDIT I KE VENE KAPAK GJITHÇKAJE z.LUBONJA .
    z. BASHA ME TE DREJT BERTET , GERTHET , ULERET DHE KERKON PJESMARRJE SA ME MASIVE NE MITINGJE POR NUK SIGURI SE NUK KA DHENE ALTERNATIVE . UNE KAM VITE QE NUK MARR PJES NE MITINGJE POR NESE TI JEP ALTERNATIVAT ME KE USHTAR DERI NE VDEKJE . POR TE IKI RAMA DHE TE VISH TI PA NDRYSHIME RRENJESORE KUR NE TE GJITHE E DIME SE ÇBET JU DHE ÇPO BEJENE KEA , HARROJE PER 1000 VJET . BILES DO TE TE VOTOJ PERHERE KUNDRA . DUAM SHTET , DUAM RESPEKT , DUAM DREJTESI DHE JO SUNDIM .

  4. Ore Rama eshte i ikur . Deshtoi ne menyre te paparashikueshme nga asnje. Njerezit jane me te varfer. Biznesi pa shprese. punesimi ne zgrip. Njerezit qe ikin me tufa. Reformen ne drejtesi e deshtoi. Jemi ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme , pa gjykate te larte , pa gjykate kushtetuese. Reformen ne arsim e deshtoi. Mjekesia ka vetem lyerje me boje te ca sallave e ca ambjenteve. Askund nuk hyri ne thelb ky burre i gjate sportist e artist medioker sepse , eshte siperfaqesor. Eshte pa formim shtetari. Nuk e do shtetin, nuk e njeh, nuk e ben dot. Eshte injorant i ligjeve, injorant i ekonomise. Eshte qeveria më pa arritje qe ka patur ky vend. Kanabizimi eshte i vetmi akt qe do ti mbahet mend dhe nuk mund te bente ndryshe nje njeri me profilin e tij. Prodhoi dy ministra ne hetim per droge. Nuk ju hapen negociatat me gjithe sorosianet qe e ndihmuan qorrazi. Sot nuk e qas askush ne europe. Takime masonerie ben poshte e perpjete por i eshte hequr viza. Pra Rama ka ikur. Qe ketej e tutje do shohim vetem shown e shkarrjes ae tij. Por ky qe thone po vjen eshte cfare eshte. Erion veliaj. Nje deshtim galopant e pret shqiperine. Eshte pa asnje limit ky njeri ne mashtrim, vjedhje , propagande . Eshte fat i zi per shqiperine. Eshte ligavec i neveritshem, i pakulture. I paditur. Pa eksperience pune por vetem intrige, ngerdheshje . I lehte i lehte , pa burre me i madh se ai zor se do vije. Me prinder fshatare oficere nga skrapari. Fat i zi per kete vend

  5. Ore ka qene ndonjehere ne qeli per protests Ky Cjap pa kembore.Mjere ata qe Jane atje,shkoni me mend e ketij trapi dhe rrini ne qeli me qejf.Duhen 6 muaj qe te behet nje gjyq,atje rrini se Ky Cjapi vetem pjerdh kot.

  6. FERMA jone merr fryme si do Amerika, lubonj, dhe,
    Duke pasur parasysh Ligjerimet disavjecare te takngjeles qe Amerika I ka tere fije t, tere faktet per vjedhjet e Parise dhe prandaj do e pastroje Shqiperine nga zullumqaret me ane te Vetingut, dhe qe interesat e Amerikss perpuuuuthen me të Shqipatereve, kjo ditë po vjen….

    PO VJEN, ligjeron taku,
    ja fut kot, llomotet për qef t, vet,
    apo me missionin te na mbaje me gajret?…
    Po vjen Anija me peshkaqenet e zone, ja po kthehet….
    Duke pasur parasysh edhe të tjera, une them qe eshte putinizmi qe paralajmeroi edvini me harbim, sfidues deri në marri, me putinizem erdoganisto-enverist kercenoi,
    do e bej ate si kam vu bastin,
    DHE e bej dot, sado te hidheni perpjete, sepse mbi krye ju keni vu kularin demonkratiks : qeveri me vote – rrezohet veç me vote!!!
    Uhuhuh
    PARIA romeo-zhuljeta MBAHET nen sepaten. VETING, rama vijon nxjerr ujin e zi.
    Eshte gaz I embel!, tha gjiknurplehra kur u nxjerr helm. e nafte mbi toke
    – si ne kataklizem.

    Kështu qe nese lulja do vijoje te bubulloje ne te thate… E ke kollaj lubonj ta marresh vesh c, eshte….

    E pure… rrotullohet.

  7. Alternativa ne kete pike eshte ceshtje karakteri. Jemi ngopur me sterhollimet ligjore gjoja reformuese qe nuk sjellin asgje. Po pate besim se basha e do ate mire qe kuptohet edhe nga nje 7 vjecar atehere mbeshtete. Alternativa e sistemit te rames mbaron duke pervetesuar 10 urdheresat, qe te jemi te sinqerte.

  8. Ki i gjatine i ka lidh kepucet me kohe per nje rruge te gjate dhe pa kthim , prandaj eshte e pamundur qe ky te jete Putin . Pastaj te jesh Putin do mendere , duhet ta pesfishosh apo shtatfishosh mirqenien e popullit tend dhe jo ta çosh ne skamje . Ky eliminoi totalisht shtresen e mesme dhe rrjedhimisht po e çon vendin drejt nje gremine te sigurt . Topi ngelet te Basha , mjafton qe ky te mos vertitet rreth stanjacionit , mjafton qe Basha te kerkoj dhe bej me patjeter ndryshimet qe i japin siguri dhe garanci popullit dhe e shikon se ku perfundon ky sojses dhe edepsez mashkull(Edi Rama) dhe se ç’fund te turpshem qe do te kete . Mua me shume me tremb Basha sesa Rama . Rama ka mberdhif me koh , por Basha me heshtjen e tij me tremb me shume sepse keshtu me vret perfundimisht shpresen .
    P.S.
    Pastaj te imagjinosh qe e ardhmja e ketij vendi eshte Erion Veliaj atehere nuk na ngelet tjeter gje veçse te bejeme sepuku(apo harakiri) te gjithe , ose nese nuk jemi aq fisnik te bejem sepulu atehere te largohemi qe tani nga ky vend , sepse minimalisht 30 vitet e arsheshem do jene sketerre per kete vend dhe nje palaçollik per kete popull.

  9. Komentues gjysem analfabete te Lapsi.al- mesoni shqip! Shkoni dhe komentoni edhe tek Gazeta Dita,jane bere motra me Andin!

  10. Titulli duhet te ishte : Rama nuk terhiqet nga rruga e putanizmit . Sepse me bordello dhe me kurveri se kaq nuk mund ta bente ne kete vend .

  11. edi rama dhe sorosianet punen tende ta hedhin pertoke brenda nates oreee, edhe te kesh shpenzuar vite. i lajne duart me nje “hajde provo prap”. na kane kthyer si eksperiment. mire qe kane zaptuar median gjithandej po i kane tredhur njerzit. te bejne dhe moral pastaj. hajdut dhe dhunues te te drejtave te njeriut. njerez te semure nga trute, njerez qe inatin e tyre ja percojne dhe te tjereve. te majtet jane te gjithe si sigurisma, spiune dhe inatcinj. te fundosin vetem sepse kane gjithcka nen kontroll dhe te shantazhojne me ane te retorikes prej komunisti. ju vdekshin kalamajte duke filluar nga zaho e me rradhe deri tek socialisti/komunisti i fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu