• |
ide | kryesore

Festohet 198-vjetori i Pavarësisë së Greqisë në Dropull

Lajme, Të fundit



Minoritarët grekë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë festuar këtë të hënë 198 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë. Ceremonia nisi me meshën në kishën e Dervicianit, për të vijuar me parakalimin tradicional të nxënësve të shkollave të zonës, ku flamuri grek valëvitej krahas flamurit shqiptar. Më pas festa ka vijuar me një koncert në pallatin e kulturës së Dervicianit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në ceremoni munguan përfaqësuesit e PBDNJ-së apo përfaqësues të shtetit grek. Kryebashkiaku i Dropullit Arqile Deçka nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë fakt.

Krahas drejtuesve vendorë, i pranishëm ne ceremoni ishte vetëm konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Lambros Kakissis, i cili drejtoi mesazhe për fqinjësinë e mirë dhe theksoi rëndësinë e mbrotjes së të drejtave të minoritetit grek.

“Është një ditë e shënuar për kombin grek dhe ortodoksinë. Të gjitha forcat e Kombit grek brenda dhe jashtë Greqisë u mobilizuan për përgatijen e revolucionit dhe rilindjen e kombit me parullën liri a vdekje. Kjo luftë titanike u përkrah nga forca të shumta në Evropë dhe  SHBA. Si përfaqësues të shtetit grek jemi krenarë për praninë e minoritetit autokton grek në Shqipëri dhe prioriteti ynë është mbrojtja e të drejtave të tij.”

Festa Kombëtare e Greqisë kujtohet çdo vit më 25 mars, në nder të revolucionit grek, e konsideruar si një luftë e suksesshme e pavarësisë kundër pushtimit osman, zhvilluar mes viteve 1821 dhe 1832.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *