• |
ide | kryesore

Formacionet/ Shqipëria ndryshon gjysmën e formacionit kundër Andorrës

Sport



Ndryshime parashikoheshin dhe ndryshime ndodhën. Në ndeshjen e dytë të fushatës eleminatore të Euro 2020, e para pa Panuccin në pankinë, dyshja Bulku-Mema kanë bërë 5 ndryshime në krahasim me sfidën e humbur me Turqinë në Loro Borici.

Kundër Andorrës linja difensive nuk do të ketë më Veselin, nën ton kundër turqve, por Alijin. Mesfusha është krejtësisht e reformuar, me përfshirjen nga minuta e parë të Bashës, Kaçes e Grezdës, që duhet të luajë në të majtë të mesfushës, në momentin e mos zotërimit të topit.

Ndërkohë titullar në majën e sulmit, ashtu si pritej, do të jetë Armando Sadiku, që do të formojë repartin me Uzunin, në kërkim të golit të parë që i mungon që nga miqësorja me Turqinë në 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *