• |
ide | kryesore

I quajti bombardimet e Natos krim ndaj serbëve, Haradinaj shkarkon zv.ministren e Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Zëvendës ministrja serbe e Drejtësisë Vesna Mikiç është shkarkuar prej detyrës nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas disa deklaratave të saj.

Haradinaj ka bërë publik lajmin për shkarkimin e Mikiç, ndërsa shprehet se persona të tillë, që bëjnë deklarata kundër Kosovës dhe nuk i shërbejnë anëtarësimit euro-atlantik të shtetit të Kosovës, nuk mund të jenë zyrtarë, aq më tepër në pozicione të larta në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiç, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiç”, tha Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *