• |
ide | kryesore

I vetmi përfaqësues i kombëtares që humbi në Andorra, Bulku, tani trajner kërkon revanshin

Sport



Humbja e pësuar në 17 prill të 2002 mund të marrë shpagim gati 17 vjet më pas. Atëherë Sulejman Demollari u shkarkua nga pankina kuqezi dhe i vetmi përfaqësueses i kuqezinjve të atëhershëm është tashmë në pankinën e Kombëtares si trajner.

Ervin Bulku luajti si zëvendësues në humbjen 2-0 në miqësore ndaj Andorrës, që ishte edhe suksesi i parë i tyre në historinë e futbollit, ndërsa sonte zëvëndëson pikërisht Christian Panucci në pankinë, me një ide të qartë, të kërkojë fitoren: “Më kujtohet ajo ndeshje – tha Bulku përpara sfidës me Andorran – gjej shumë të përbashkëta, por ajo që do të ndryshojë është rezultati. Këtë herë fitojmë ne dhe kjo nuk ka diskutim” shprehu bindjen tekniku për një ndeshje i Shqipërisë.

Për momentin në të cilën ndodhet kombëtarja Bulku theksoi: “Trajner, nuk është se më duket vetja akoma – tha ai – më tepër jam një pjestar i stafit që kërkon të japë kontributin në një moment të vështirë për kombëtaren. Shpresoj që të gjithë së bashku, përfshirë lojtarët, të dimë të dalim në rrugën tonë dhe ti kthehemi fitores”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *