• |
ide | kryesore

Indiani i akuzuar për pastrim parash, Ministria e Jashtme i ndërpret mandatin si Konsull në Nigeri

Lajme, Të fundit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri me efekt të menjëhershëm për Nitin Sandesara, një nga vëllezërit indianë të akuzuar në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Sipas Ministrisë, procedura e emërimit të z.Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.

Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

Sa i takon dhënies së nënshtetësisë shqiptare dhe pajisjes me pasaportë shqiptare të z. Sandesara, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë apo është në kompetencat e këtij institucioni.

Shkarkimi për shkak të cënimit të imazhit

Ministria e Jashtme në deklaratën për mediat sqaron se rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit dhe ndaj e ka marrë këtë vendim.

Ministria e Jashtme: Pajisja me pasaportë shqiptare nuk është përgjegjësi e jona

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se dhënia e nënshtetësisë shqiptare dhe pajisja me pasaportë shqiptare e z. Sandesara nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, apo është në kompetencat e këtij institucioni.

Për më shumë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron se, ndonëse ka të drejtën e pajisjes me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, sipas VKM-së 335, dt. 2.9.1997, z. Sandesara nuk është pajisur, as me pasaportë diplomatike, as me pasaportë shërbimi.

Për këtë rast më herët ka pasur një reagim dhe nga Presidenca. Në reagimin e tij presidenti, Ilir Meta, ka deklaruar se për shtetasit e huaj, Nitin dhe Chetankumar Sandesara janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit “Për shtetësinë shqiptare”.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.

Madje Presidenca sqaron se janë bërë të gjithë verifikimet nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Por i pyetur nga mediat, Ministri i Mjedisit nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Tre ditë më parë Interpol Tirana arrestoi shtetasin indian Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri, që është dhe kunati i vëllezërve Sandesara.

Në Indi ata janë të akuzuar për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, ndërsa në Shqipëri ata kanë krijuar kompani investimesh.

6 Comments

  1. Nenshtetesine sja dhame ne Ministria e Jashtme , por nuk shpjegojne nderkohe faktin sesi dreqin e bene Konsull Nderi ne Nigeri!
    o ju qifsha Ajolen ne hunde se vrimat e tjera i ka te shkerdhyera!

  2. Emanuel
    Akuzoj po ku te trokas ?
    – Kur shkruaj ,mesazhi me pare shkon te sekti e gjenerata X. Google,Facebook,Amazon,Cel,You tube, e gjithe teknologjia ,fuqia e parase dhe pushtetit jane te elitat e korruptuara politike dhe krimi qe drejtohet menaxhohet e drejtohet ne cdo pore te shoqerise njerezore kunder dinjitetit njerezor, familjes,kultures,muzikes,letersise artit duke na diktuar cfare te hame, cfare te vishemi,si te edukohemi .Duke kontrolluar mendjet tona permes mijra menyrave por si tendence e nje vrapi te shfrenuar inteligjenca artificiale qe don te shperbeje krejt njerezimin.
    Keto jaka te bardha,doreza te bardha pa dinjitet pa familje,pa komb super te pasuruar sa s,dine tashme cfar te bejne me pasurite maramendese kur vetem nje kopilce e tyre ka nje pasuri 1.000.000.000.000 leke ne banka te botes, te gatshem per ta shfarrosur racen njerezore permes nje hibridi – raca ariane; duan te ndertojne nje njeri sipas cmendurise se tyre gjenetikisht ne kopshte eksperimentale,pa atesi,amesi,tradita,kujtese,me seks te shfrenuar ku te munden sa te munden me ushqime gjenetikisht te formesuara. Kane te hapura me miliona llogari fallse ne internet qe klikoje njera tjetren duke fituar shuma maramendese,qe permes kesaj lirie kibernetike qarkullojne lirisht mallra ,para arme,njerez,teknologji, duke depertuar ne cdo qelize te jetes njerezore duke vene daren ne fyt cdo individi.
    Keto burra e gra te cmendur pas egocentrizmit te tyre na imponojne filozofine e tyre me plan te detajuar te kontrollit mendor,material duke zhbere te drejten njerezore dhe mardhenjet e tyre dhe mardhenjet nderkombetare.
    Na imponojne humbjen e kohes sone te shendetshme ,veshjen stilistike deri ne kotesi e perdorim te femres si mjet fasade qe josh ,ndjedh . Ky grup bastardhesh ,neveri njerezore shoqeruar me gra e vajza pa asnje dinjitet qe zvarriten si neperka neper shurren e tyre dhe spermen qelbanike,si automate seksi deri ne nivelet me te larta te shoqerise na imponohen me muziken e tyre qe vetem luan instrumentet nga poshte,duke i bere njerezit te habiten nga ritmet boshe qe habisin , na imponohen me filmat e tyre duke na “Argetuar”deri ne shkaterrim te brendise sone.Kjo race boheme te korruptuarish me damat e tyre mijra kepuceshe, sandaleshe ngaqe s,dine cfar te bejne me me parajsat fiskale,na shpikin cdo dite mall tregu qe shkaterron njeriun ,dinjitetin e tij,identitetin e tij.Keto mostra vdekje na japin cdo dite kallepe imitimi qe na vdes perjete.Gjithcka qe shfetojme ne internet kontrollohet prej tyre. Te kjo bote shkaterrimtare e nje grushti te babezituresh, jeta njerezore eshte bere nje ferr me ritem te cmendur,me konkurence te eger,me cinizem e indiference ,me interesa qe perplasen ,hegjemoni,zona influence,kercitje dhembesh,ne injorance totale se kush jemi,pse ekzistojme dhe si duhet te jetojme, te trajtojme veten ,tjetrin ,familjen, shoqerine ,kombet .
    Ky eshte fundi i nje permase epokale thellesisht demoniake.
    Jo me!
    Kjo e ashtequajtur rilindje-vdekje eshte e humbur dhe cdo dite ne te gjith globin humb e shprishet ne menyre atomike .
    Ne kete pellg ku noton ky sekt ne nivel global , vegjeton ne nivel kombetar edhe i perhumburi me citane e klika sekt e tij e mbarsur me marrveshje shaterrimtare per vendin e tij me gjith pisllekun e mbledhur ketu nga pjeset me te cthurura te popujve.
    Pamvaresisht parase,pushtetit ,djallezise ,manovrimevete pafund ,per te mos humbur pasurite,ofiqet,zoterimet; jane ne grahma vdekje te perjetshme. Jane te humbur me humbje…
    Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherrefyes,qe hap vedijen, qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance te njerezimit.
    Po kthehen njerezit duke lene pas kete vello shkaterrimtare duke jetuar ne cdo sekond me frymen e Krijuesit ,me qartesine e mendimit ,me zemren qe shendoshet pak nga pak e shpirtin e lire qe kupton se jeta fillon e mbaron vetem ne Zotin ku pa te s,ka jete.
    Po clirohen nga makthet e helmatisjes duke kerkuar Krijuesin tek vetvetja,tjetri ,njerezimi dhe gjithcka c,ka na eshte dhene.
    Shpirti i Zotit ne cdo grimce ekzistence !
    Tani eshte vetem NJE : EMANUEL !
    BESONI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu