• |
ide | kryesore

Itali/ Humbi këmbën gjatë aksidentit, 1 vjeçari shqiptar zgjohet nga koma

Planet



Qe një moment prekës ai mëngjesit të djeshëm në repartin e terapisë itensive pediatrike në spitalin e Padovës. Një fëmijë 15 muajsh me origjinë nga Shqipëria, i përplasur në Marostica pak më shumë se dy javë nga një furgon, ku edhe humbi këmbën është zgjuar nga koma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet e marra me pasojë neurologjike nga aksidenti i tmerrshëm, nga i cili fëmija pati pasoja shëndetësore, do të vlerësohen në ditët në vijim. Ndërsa mjekët mësohet se kanë vendosur t’i ndërpresin gradualisht përdorimin e substancave qetësuese.

Ngjarja

Një familje shqiptare në kohën që po shëtiste në trotuar u përplas nga një kamion. Si pasojë fëmija një vjeç e tre muajsh humbi njërën këmbë dhe po lufton ende me vdekjen, ndërsa nëna e tij është  plagosur  me fraktura të ndryshme.

Incidenti ndodhi më 9 mars të këtij viti rreth orës 17:00 në Marosticë, në kryqëzimin e rrugës Monte Grappa. Automjeti, i drejtuar me shpejtësi të madhe nga shtetasi italian Pietro Dal Santo, 58 vjeç, nga Thiene, mori përpara një familje shqiptare babanë, nënën dhe dy fëmijët. Më i riu i fëmiljes, fëmija 15 muajsh, iu nënshtrua heqjes së  pjesshme të një këmbe dhe u shtrua në spitalin e Padovës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *