• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: Përse më pëlqen të kopjoj stilin e Naomi Campbell

Paparazzi, Slider



Javën e kaluar, interneti zieu kur u vu re se Kim Kardashian ka zgjedhur të njëjtat veshje që Naomi Campbell ka veshur në vitet ’90.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajtën një kopjim veprimin e Kim-it pasi nuk bëhet fjalë për një rastësi, por për shumë të tilla:

“Hera e parë është një aksident. Hera e dytë është rastësi. Hera e tretë është kopjim”, shkruhej në një postim në Twitter që u shpërnda gjithandej.

Pastaj, gjërat u bënë edhe më të çuditshme kur Kylie Jenner u fotografua me një palë syze dielli dhe choker të njëjtë me të Naomi-t.

Por le të mbetemi te Kim. Ajo vendosi më në fund që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve me postimin e radhës në Instagram.

Kim ka postuar një seri fotografish nga martesa e Chance the Rapper, ku mbante veshur një nga fustanet e Naomi-t, ndërsa shkruante: “Naomi Përgjithmonë”.

Fansat u gëzuan shumë për faktin që Kim më në fund po ia njeh meritat e këtyre veshjeve, supermodeles.

Që të tregohemi të sinqertë, puna e Naomi-t si një supermodele është të frymëzojë njerëzit që të veshin rrobat që ajo reklamon, prandaj fakti që Kim është frymëzuar do të thotë se Naomi e ka bërë siç duhet punën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *