• |
ide | kryesore

Lobimi i PD dhe lidhja me rusët, Lulzim Basha në Prokurori

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Prokurorisë së Tiranës.

Organi i akuzës thërriti sot kryedemokratin si person që mendohet se ka dijeni në lidhje me lobimin e selisë blu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Basha është paraqitur në Prokurori mëngjesin e sotëm. Burime nga PD-ja thonë se kryedemokrati ka pranuar thirrjen, pasi Prokuroria e ka kërkuar për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që herën e parë, ai ishte thirrur për t’u njohur me aktet.

Nuk u paraqit për njohjen me aktet e hetimit, Basha letër Prokurorisë 

Lideri i PD-së  të enjten e kaluar u thirr nga  Prokuroria e Tiranës, por ai nuk shkoi pasi ndodhej në një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërsa e konsideroi thirrjen ne organin e akuzës një propagandë politike.  Në letër Basha e konsideroi kërkesën e paraqitjes në prokurori të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.



3 Comments

  1. Ta marrsha ne goj nen pashakua e ramuti marrt ne byth ate te burrit tim qe e ka dy te capura e koka jasht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *