• |
ide | kryesore

Lubonja apel Ilir Metës: Reago për gjendjen ku ndodhen shqiptarët

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Opinion” në “News 24” foli për deklaratat dhe rolin e presidentit të Republikës Ilir Meta. Lubonja tha se Meta duhet të mos qëndrojë aq mbi palët, por të reagojë për situatën politike që po kalon Shqipëria.

“I kam ndjekur deklaratat e presidentit të Republikës Ilir Meta. Mendoj se Meta duhet të reagojë më shumë për situatën në Shqipëri. Jemi mësuar që presidenti qëndron mbi palët dhe aktualisht kreu i shtetit po bën këtë rol. Mirëpo, mendoj se në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria, Meta duhet të reagojë edhe për ato gjëra që fliten për Shqipërinë, për trafikun e drogës që bëhet në vend, për pastrimin e parave që bëhet me kullat në kryeqytet. Kjo sepse presidenti Meta, duke qenë në këtë pozicion ka informacione edhe nga shërbimet sekrete dhe di më shumë për situatën. Mendoj se duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhen shqiptarët”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se fjalimi i Edi Ramës tek sulmon opozitën dhe mediat si dhe përmendja e Ilir Metës janë simptoma të një krize që ka kapluar kryeministrin.

“E pashë deklaratën e tij mbi gazetarët dhe atë që deklaroi për presidentin Meta. Ishte një delir, i një njeriu që bën deklarime të pamatura. Quajti derra gazetarët në një kohë, që disa gjëra që mediat thonë janë të vërteta. Shqipëria u mbush me kanabis dhe këtu bëhet pa fund pastrim parash. Këtu është ngritur një sistem kriminal. Ndërkohë, përmendi edhe presidentin Meta. Mendoj se gjendja ka arritur në pikën që kreu i shtetit duhet të reagojë për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria”, u shpreh Lubonja.



6 Comments

  1. Cfar do bej Meta o lubonja ?? I ka shume pak hapsire per veprim. E vetmja gje qe mund te bej eshte te japi dorheqjen. Po pastaj ??? Mendon ti se do zgjidhet kriza ? Kujton ti se Rama do thyhet sepse jep dorheqjen Meta ?
    Ai thjesht do ferkoi duart dhe do vrapoi te zgjedhi nje tjeter president ( se votat i ka) .

    E kuptoni ne cfare situate e keni futur PDn ?? Nuk i ben derman as dreqi . Dhe ju analistat e bythes keni pergjegjsine tuaj sepse ju duke shtuar presjonin ndaj PDs , duke ju shpelare trurin naiveve me ato analizat dhe thirrjet tuaja luftarake thjesht i hodhet dhe me shume benzine zjarrit.. Tani doni te kapeni pas nje fije bari sic eshte Presidenti.
    PO TANI CFARE DO BENI ??? Nuk ju mbetet gje tjeter vecse te pendoheni dhe te pranoni fatin tuaj te trishte.

  2. Vertet Kadriu do zgjidhte nje president te ri kukull qe do ta bente pjese e Teatrit te Kukullave Rilindja, por Meta do fitonte me teper pike nese e bente kete veprim

  3. meta osht interesaxhi , nuk e jep dorheqjen gjall n bot pos i mori nja 2 miljon euro.
    masanej i pelq me lujt me dy porta atij.
    osht kopil .

  4. Nuk ke lene gje pa thene per liken ne te shkuaren o tos,per korrupsjon,si njeriu I pare qe futi beznesmenet ne medja dhe I perdori,si politikani qe futi te fortet ne Kuvend dhe ne fund si njeriu I pare qe blen vota,sot I thua te bej dicka per shqiperine,ke rreshkit totalisht nga trute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *