• |
ide | kryesore

Milan lëviz me bindje: rrëmben Bakayoko e blindon Biglia, duke menduar surprizën…

Sport



Milani i Champions rinis nga Biglia dhe Bakayoko. Për këtë të fundit është gjithmonë dhe më e mundshme blerja në tituj përfundimtar, duke dërguar dhe 35 milion të tjera në arkën e Çelsit pas 5 milion tashmë të paguar verën e kaluar për huazimin njëvjeçar. Mesfushori francez është lojtari kuqezi me rrogën më të lartë pas Donnarumma, me një angazhim prej 3.5 milion euro të plota në sezon. Po kështu dhe Biglia, në skadim të kontratës pas një viti në qershor 2020, është në tratativa për një rinovim, sipas Corriere dello Sport. Argjentinasi është i ndëshkuar pas zënkës në pankinë me Kessie dhe të enjten do të ketë një ballë për ballë me Gattuso: pastaj trajneri do të vendosë nëse do ta grumbullojë apo jo për ndeshjen e së shtunës në fushën e Sampdorias.

MERKATO FUTBOLLI – Mbi të gjitha Milani po mendon për përforcime të reja për mesfushën: Tuttosport bën të ditur dhe emra si Diawara (Napoli), Sensi (Sasuolo) dhe Toneli (Breshia). Por e ardhmja duket prioritet në kampin kuqezi: Gazzetta dello Sport shton edhe disa të rinj të talentuar si Juan Sebastian Sforza (Boca Juniors, i cili është dhe në planet e Juventusit), Matias Palasios (San Lorenzo) dhe Denilho Cleonise (Genoa).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *