• |
ide | kryesore

“Nesër do ta mësoni nëse do të drejtoj Shqipërinë…”: Edy Reja flet si kuqezi, gati…

F1, Sport



Janë ditë ku janë të shumtë ata që e japin të sigurtë akordin e Federatës Shqiptare të Futbollit me Edoardo Reja, por ish-tekniku i Lazios është nga ata që preferojnë surprizat e sekondave të fundit. Në fakt, Reja mund të kthehet në pankinë pas tre vjetësh inaktivitet, duke pranuar pankinën e Kombëtares së Shqipërisë, që sapo ka shkarkuar nga detyra Christian Panucci. Vetëm se tekniku ka preferuar të marrë kohë, për të parë si do të sillen në mbrëmje djemtë e tij të mundshëm, kur të luajnë ndeshjen e dytë në transfertë me Andorrën.

Kështu ka deklaruar vetë Reja në një ekskluzivitet për Cittaceleste.com: “Dje kam folur me FSHF, por kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet nga cfarë do të bëjnë sonte kundër Andorrës” ka pohuar Reja, që ka saktësuar më pas edhe mbi cështjen Strakosha: “Një vonesë edhe mund të ndodhë, e pashë dënimin të tepruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *