• |
ide | kryesore

Një shqiptar tek Real Madrid: 13 vjeçari Balliu bën 198 xhonglime me top tenisi, merengues e kërkojnë

Sport, Video



Olghe Balliu është Lionel Messi? Gjithnjë është mirë të frenohen krahasimet kur bëhet fjalë për një djalosh 13 vjecar, por në Cittadella janë shumë që janë të bindur se bëhet fjalë për një fenomen të ri. Olghe është bërë i famshëm se bëri 198 xhonglime me topin e tenisit: “Messi kishte bërë 180” tregon i ati që ka filmuar mrekullinë. Real Madrid e mban nën vëzhgim, por përpara 16 vjetorit nuk mund të bashkohet me blancos, kështu që për momentin djaloshi me mama shqiptare Olghe luan tek moshat e Cittadella.

Olghe, i gjatë 145 centimetra, është një nga shtatë fëmijët e seleksionuar nga Real në turneun e fundit të bërë në Itali, ashtu si përmend Corriere del Veneto, por mund të teserohet nga klubi spanjoll vetëm pas tre vjetësh. “Olghe ka trashëguar pasionin për futbollin nga bashkëshorti im – thotë për Ansa Mimoza, e ëma -. I vogël e kishte gjithnjë topin me vete dhe pesë vjec bënte 100 xhonglime. Idhulli i tij është Messi, ka fizikun e tij, e gjen veten tek ai. Cristiano Ronaldo është shumë ndryshe, edhe pse Olghe është tifoz i Juventus”. Mbi provimin tek Real, Mimoza shton: “Jemi të lumtur por kemi pak frikë. Ka entuziazëm, por duhet parë se cdo ndodhë në të ardhmen”.

https://www.youtube.com/watch?v=sCrgNJUoiW0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *