• |
ide | kryesore

Nxirren dy fëmijë nga apartamenti në flakë, vazhdon evakuimi i banorëve

Lajme, Të fundit



Brenda katit të katërt të një pallati në Kinostudio që është përfshirë nga flakët orën e fundit, kanë qenë dy fëmijë.

Mësohet se ata rrezikuan asfiksinë brenda banesës, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga rreziku. Një 15-vjeçare mësohet se është dërguar në spital.

Raportohet se në këto momente vijon ende evakuimi i banorëve. Deri tani ka vetëm dëme materiale.

Të paktën 3 makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilët po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë pakujdesia.

“Është dashur ndërhyrja e tre automjeteve të zjarrfikëse të cilët kanë luftuar me flakët rreth 40 minuta. Burime nga zjarrfikëset kanë zbuluar se fëmijët rrezikonin asfiksinë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse të cilët janë njoftuar nga fqinjët.

Aktualisht dyshohet se zjarri ka rënë si shkak i pakujdesisë. I gjithë tymi ka dalë në shkallë dhe rrezikojnë të kenë probleme me frymëmarrjen edhe banorët e tjerë.” – raporton gazetarja Dorjana Bezat për News 24.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *