• |
ide | kryesore

Offset pranon gabimet, ‘E dua Cardi-n’

Paparazzi, Slider



Offset kishte tradhëtuar këngëtaren Cardi B. Pak kohë më vonë, ai e ndërpreu në mes të performancës në skenë për t’i kërkuar falje.

Por a është penduar për gjithë atë shfaqje publike?

“E dashuroj gruan time, prandaj është serioze, nuk është një lojë për mua. I bëra ballë si një burrë dhe thashë që u gabova… Dhe nuk kishte pse të rikthehej me mua, por thjesht doja të dinte që e doja dhe më interesonte.”- tregoi ai për “Ellen” duke u shprehur se nuk është penduar aspak.

Ndërkohë që fansat e këngëtares ishin mjaft të nevrikosur me veprimin e Offset, ai thjesht e krahasoi me kohën kur i propozoi për martesë:

“Po e shfaqja gjithçka njësoj siç bëra kur i kërkova të martohej me mua, në Philadelphia përpara 60 mijë njerëzve… Dhe kur e bëra atë, njerëzit pyesnin “Oh po pse e bëri atë?” Sepse është thjesht dashuria dhe përkushtimi im që shfaqa. Thjesht nuk e fsheh, kjo është e gjitha.’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *