• |
ide | kryesore

Olta Boka bën zyrtare fejesën me pedagogun…

Paparazzi, Slider

Tashmë është zyrtare! Këngëtarja , Olta Boka është fejuar.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, këngëtarja tregoi për herë të parë unazën e fejesës dhe pranoi se ka thënë “po” pasi ka marrë propozimin nga i dashuri, Ivi Rrokaj.
Ky i fundit është avokat dhe pedagog në fakultetin e Drejtësisë, ku edhe ka studiuar këngëtarja. Ndaj Olta tregoi se dashuria ka nisur pikërisht aty:

“Jemi njohur në univesitet, nëpërmjet miqve të përbashkët”.

Olta zbuloi edhe arsyen përse nuk ka dashur që ta bëjë publike fejesën e saj që lidhet me faktin që nuk ka dashur që partneri i saj të quhet “i dashuri i Olta Bokës”:

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies sime. Në rastin konkret jam gjendur përballë një presioni, mënyra qenka pak e shëmtuar.

Uroj që fotoja të shuajë kuriozitetin e njerëzve, por kam dashur të shijoj ato fazat në mënyrë të shëndetshme dhe pa presion të jashtëm! Kam dashur ta shmang për të mbrotjur veten.

Fakti që kam qenë më këmbëngulse për të mos e treguar, është ideja se partneri im nuk e meriton të quhet ‘i dashuri i Olta Bokës’. Nuk do doja që për atë të flitët në kontekstin e ‘i dashuri i Olta Bokës”.

Më herët, Olta Boka foli për pushimet në Bali të Indonezisë, ku ishte e shoqëruar nga partneri i saj:

“Unë udhëtoj me njerëz të dashur me shoqërinë, pjesa më e madhe e udhëtimeve me njeriun tim të zemrës për të cilin kam folur pa u mediatizuar e gjithë kjo pasi jam ndjerë e bezdisur. Përtej vendit mjafton të jesh në shoqëri të mirë për të marrë gjthë pozitivitenin”.

1 Comment

  1. a duhet te vazhdoje ky ivi te japi mesim tek drejtesia pas faktit qe gruan qe ka e gjeti pikerisht mes studenteve aty?! neser mynd te gjeje dhe dashnore po aty (nese nuk e ka bo akoma)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu