• |
ide | kryesore

PD: Prokuroria po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë për kontratat e lobimit të kësaj force politike në SHBA. Prokuroria tha se nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së ndaj deklaratës së Prokurorisë. Kjo forcë politike e konsideron të paligjshme deklaratën e Prokurorisë, duke e akuzuar këtë të fundit se po

përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

“Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande”, shkruhet në deklaratën e PD.



4 Comments

  1. po ju kshu do thoni , sa here keni pune me prokurorin do dilni dhe do bertisni qe po i sherben qeveris.
    Kshu i bje mos me ju hetu fare se ja u bojn per inot te qeveris.

    Pse me laskara sa her boni zullume ju prokuroria do mylli syt ?

  2. Prokurori qe nuk denon dot nje zyrtar te larte. Keshtu ka qene, dhe keshtu eshte. Ky eshte kapitullimi shtetit. Futet ne burg i varferi i dobti, dhe perkulen para te pasurit e te fortit.
    Rasti i DH Albania, eshte tasti me flagrant i mosndershkueshmerise. .

  3. Kriminelet e vertet dhe radikalistat e vertet jane ata mbrapa ekranit qe perdorin njerzit si eksperiment. Bejne sikur nuk e kane kuptuar qe perdorim internetjn nga halli se kane 30 vjet ne opozit dhe tani ne mazhorance qe vetem shkaktojne kaos socialistet e semure.

  4. Ne qofte se prokuroria nuk me ngacmon ajo eshte e panvarur , por ne qofte se fillon ndonje hetim ndaj meje , kjo tregon se punon per PSn .

    Llogjike femijesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *