• |
ide | kryesore

Prokuroria: Po hetojmë objektivisht shumat e shpenzuara nga PD gjatë fushatës së 2017-ës

Lajme, Të fundit



Pas marrjes në pyetje të kryetarit të PD-së Lulzim Bashës dhe anëtarëve të saj: Gazment Bardhi, Ilir Dervishi dhe Arben Ristani, reagon dhe Prokuroria.

Prokuroria deklaron se objekt i hetimit të saj është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera prej PD gjatë fushatës elektorale të vitit 2017.

Sipas Prokurorisë, në fushatën elektorale të vitit 2017 PD ka deklaruar shpenzimin e 25 000 dollarëve dhe jo shumën prej 650 000 mijë dollarësh të përdorura gjithashtu.

Deklarata e Prokurorisë

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë janë marrë në pyetje ditën e sotme me datë

25.03.2019, shtetasit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, Ilir Dervishi, dhe Arben Ristani.

Duke marrë shkak interesimin e medias për hetimin që po zhvillohet bëjmë me dije se objekt i

hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën

elektorale të vitit 2017.

 

Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se

ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti

PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë. Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej

25 000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 000 dollarësh.

Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në

mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë

asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin.

 

Marrja në pyetje e shtetasve të mësipërm është një proces normal në rrjedhën e zhvillimit të

hetimeve dhe në kohën e çmuar si të përshtatëshme në raport me provat e administruara.

Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000

dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD.

Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë garanton hetim objektiv dhe të paanshëm në lidhje me

këtë çështje, duke u bazuar në prova dhe në ligj, si dhe të pandikuar nga deklaratat mediatike.



7 Comments

  1. E kanë të freskët fare mitingun ose “antiprotesten” e ripjerdhjes te dt 23 mars. Nuk ka nevojë për kryesisht pasi është fakt qe vërtetohet nga TV. Po ti hyjnë me themel hetimit shkojnë të gjithe për lesh….. Po kush do ta bëjë….? Shoqja marku???

  2. Eshte shume e drejte qe te hetohet dhe ben mire prokuroria, por problemi qendron se pse nuk zbardhen e me pas te hetoje se sa leke jane hedhur per te blere zghedhjet? Pse nuk hetom skandalin DH Albania? Pse nuk heton Dakon i cili i kishte duart akullore, pra qe i ngjiteshin gjerat per duar? Nuk eshte kurre i besueshem nje hetim qe behet ndaj opozites sado i paanshem te jete, kur nuk hetohet qeveria. Sado e keqe te jete opozita dhe sado mekate te kete, nuk mund te kete as nje te dhjeten e mekateve te qeverise.

  3. Pse e vini ne dyshim qe jeni objektiv?!
    Ju keshtu keni qene gjithmone.
    Dhe ne rastin e DH Albania , objektiv jeni.
    Apo jo?!!

  4. Mama jones-at e sorosit sollen verdalle 2 vjet kot ameriken , me kete punen e rusise. Sa ja dolen atje, do ja dalin dhe ketu. Meqe ra fjala ky lapsi, asnje gjysem lajmi per raportin e muller qe shfajesoi trumpin nga akuzat e liberaleve majtiste sorosiane. E paska marre seriozisht krahasimin me huff post-in me duket.

  5. Ky luluja para kater ditesh beri si lac lushnje tha nuk shkoj,kurse sot kishte zene rradhen ke dera akoma pa ardhur prokuroret dhe kur doli nga prokuroria ishte si nje Gjel Qyrrs,e pate shpellare

  6. O bullari rilindas Ipaemer, ngele e do vdesesh zgjebe e rilindjes, e s;do sherohesh, o idiot.Sot ka dale ky problem , apo ka dy vjet qe e sorrollatet e kerkuat, ju erdhen, dhe keni 6 muaj qe nuk vepruat, apo nuk thirret asnje, por e lane per ne kete kohe kur politika po zien, e kur pushtetit po i dridhen leqet, dhe per ta shpetuar eshte hedhur prokuroria e krimit qe deri sot nuk ka bere as nje padi kunder atyre qe jane paditur, qe ka kapur e pergjuar vete, por as me abuzimet e vjedhjet qe ky pushtet, e pushtetare kane bere. Kthehuni edhe blerijes e vjedhjes se votave, grupeve bandite, narkotrafikanteve, e ministrat kanabiste, e hajdute. Prokuroria ka pune sa edhe te tregoi njeaneshmerine e saj, por kjo prokurori, kurre, kurre nuk ta mbush mendjen se eshte per ligjin, por per Maliqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *