• |
ide | kryesore

Pse nuk do të ketë ‘paqe’ për Donald Trump

Planet

Raporti i Robert Mueller nuk ka gjasë të jetë pika e kthesës në presidencën e Donald Trump.

Nga Deutsche Welle

Raporti i hetuesit të posaçëm, Robert Mueller është zhgënjyes për të gjithë ata që prisnin, që “afera ruse” të ishte edhe sinjali i fundit të presidencës së Donald Trump. Gati dy vjet hetoi Mueller. Por prova për një komplot të Trumpit dhe ekipit të tij me Rusinë për zgjedhjet presidenciale nuk u gjetën. Cakun e veprës kriminale në raportin e hetuesit të posaçëm nuk e kaloi as takimi i shumë përfolur i djalit të Trumpit, Donald Trump Jr. dhe këshilltarëve të tjerë në “Trump Tower” me avokaten ruse, që kishte qëllim të hapur për të marrë informacione që rëndonin Hillary Clinton.

Trump: “Çlirim i plotë dhe i përgjithshëm”

I tillë ishte edhe reagimi i presidentit amerikan të dielën: “Çlirim i plotë dhe i përgjithshëm”, shkroi ai në twitter pas dorëzimit të raportit tek ministri i Drejtësisë. Para reporterëve në Mar-a-Lago, në rezidencën e tij  Trump u paraqit i zemëruar. Është turp, që vendi dhe ai personalisht duhet të vuanin nga hetimet, që sipas tij kishin një qëllim – të shkatërronin atë.

Këtu harrohet, se Donald Trump në bazë të të gjitha kritereve të kulturës politike nuk del i panjollosur nga kjo aferë: Fakti që djali i tij të paktën ishte i gatshëm të merrte ndihmë nga qarqet qeveritare ruse, (edhe pse në fund nuk u realizua), hedh hije mbi të, por ashtu si fakti tjetër, që menaxheri i fushatës zgjedhore, Paul Manafort për vite me radhë kishte kontakte me oligarkët e afërt me Kremlinin, dhe asistentë të tjerë të fushatës zgjedhore, u dënuan në lidhje me hetimet ruse.

Skandalet që topitin opinionin publik

Edhe nëse nxitojnë demokratët – në epokën e Trumpit steka e skandalit është shumë më e lartë, se në kohë “normale”. Trump ia ka dalë me serinë e pandërprerë të skandaleve e miniskandaleve të topitin opinionin publik amerikan. E kështu, pavarësisht se ç’shkruan Robert Mueller në raportin e tij, Trump mund ta shesë këtë raport si fitore të tij. Shikoni, e kam thënë gjithmonë, gjithçka ka qenë një gjueti shtrigash, gjithçka një fushatë ilegale, për të më larguar nga posti.

Por edhe nëse presidenti ndjehet i konfirmuar në këtë moment: Ai gabon, nëse beson, se me raportin e Muellerit të gëzueshëm për të marrin fund edhe problemet e tjera. Përsa i përket pengimit të drejtësisë, Mueller nuk arrin në një përfundim të qartë. Raporti nuk konkludon, se presidenti e ka kryer këtë si vepër penale, por as nuk e lehtëson. Si rrjedhojë demokratët nuk do të lënë asgjë pa provuar, që të marrin në dorë të gjithë raportin dhe dokumentet ku bazohet ai.

E ka penguar Trump drejtësinë?

Ndërkohë në kongres ka një sërë komisionesh hetimore të krijuara në kongres dhe hetime të prokurorisë së Nju Jorkut, që merren me parregullsi dhe me veprime potencialisht ilegale të Trumpit si njeri i biznesit, gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe gjatë mandatit. Ndoshta asnjë prej tyre nuk do të përfundojë me largimin e Trumpit nga posti i presidentit. Por në fund të presidencës së tij, kurdo kur të jetë ajo, këto hetime mund ta çojnë atë para drejtësisë.

Edhe nga ana politike hetimet mund ta dëmtojnë Donald Trump. Përkrahësit vërtet që i mbeten atij besnik, vendi vërtet që është lodhur dhe topitur prej tij, por ka shumë amerikanë që u ka ardhur në majë të hundës që e përjetojnë përditë presidentin e vendit të tyre si një njeri skandalesh. E nëse demokratët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale vërtet do të zgjedhin një kandidat të respektuar e karizmatik, që mund të dalë me Trumpin përballë në fushatë, disa votues të lëkundur mund të pyesin veten, a e duam këtë “shou trumpiste” edhe katër vjet të tjera?

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu