• |
ide | kryesore

Reagon Zayn Malik pas deklaratës që habiti fansat

Paparazzi, Slider
zayn-malik-pillow-talk.jpg

Zayn Malik i shokoi fansat kur shkroi pak ditë më parë në Twitter se është “njeri i ndyrë”, ndërsa më pas e fshiu menjëherë postimin.

Këngëtari 26-vjeçar u kërkoi falje fansave të tij mbrëmjen e së shtunës, pasi shkroi një përditësim lidhur me shëndetin e tij mendor.

Ai shkroi se është i lumtur, por mund të jetë edhe më i lumtur, ndërsa e cilësoi postimin e tij si një shfryrje.

“Aktualisht i lumtur, mund të jem më i lumtur. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mendimet”, shkroi Zayn.

Reagimi i tij erdhi pas statusit të parë në Twitter, ku shkruante:

“Do të doja të kërkoja falje që kam qenë një njeri i ndyrë”.

Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e këtij postimi, deklarata e tij erdhi pasi Louis Tomlinson pranoi se miqësia e tyre është përkeqësuar që kur ai u largua nga grupi në 2015-n.

Madje Zayn nuk mori pjesë në performancën që mbajti Louis pas vdekjes së nënës së tij, ndërsa të gjithë ish-anëtarët e tjerë të grupi “One Direction” e pranuan ftesën e tij.

Louis Tomlinson së fundmi po vuan edhe vdekjen e motrës së tij 18-vjeçare, Felicite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu