• |
ide | kryesore

Rikthehet Sadiku titullar: Bulku e Mema mendojnë ndryshim taktik

Sport



Në Andorra, kuqezinjtë duhet të kalojnë shokun psikologjik, për startin humbës në eleminatoret e Euro 2020 dhe goditjen e marrë nga lëvizja në pankinë. Ndoshta është kundërshtari i duhur në momentin e duhur, për tu kthyer në shinat e optimizmit me një fitore, por në mbrëmjen e sotme duhet patur kujdes: i fundit trajner shqiptar në krye të kuqezinve në 2002 është shkarkuar pikërisht i mundur 2-0 në Andorra. Sulemjan Mema dhe Ervin Bulku shpresojnë që historia të mos përsëritet, në kohën kur të rejat më të fundit nga Andorra flasin për një mbrojtje me tre lojtarë dhe një rikthim të Armando Sadikut në vijën e parë të sulmit.

Sipas asaj që është kuptuar nga seancat stërvitore një mbrojtje me Djimsitin, Ajetin e Ismailin i lejon dyshes drejtuese të kuqezinjve në këtë ndeshje, të aplikojnë Hysajn në të djathtë të mesfushës, me Grezdën që është në balotazh me Memushajn. Qendra para mbrojtjes duhet të formohet nga Abrashi e Xhaka, ndërsa Kaçe mund të vendoset pas dyshes së sulmit Sadiku Uzuni, me Balajn që mund ta nisë ndeshjen nga pankina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *