• |
ide | kryesore

Rita Ora rikthehet me ish të dashurin, Andrew Watt

Paparazzi, Slider



Rita Ora raportohet se është rikthyer me të ish-të dashurin Andrew Watt. Sipas “Metro”, këngëtarja me origjinë kosovare dhe producenti ishin prej dy vjetësh të lidhur përpara se të ndaheshin në tetor 2018. Por, kishin ruajtur marrëdhënie të mira pas ndarjes dhe tani janë rilidhur.
“Rita dhe Andrew u ndanë për shkak të angazhimeve të të dyve, por tani e kuptuan se duan të rrinë bashkë dhe të bëjnë që lidhja të funksionojë”, -deklaroi një burim për “Metro”.“Edhe pse janë të ngarkuar me punë mundohen të takohen sa herë që kanë mundësi. E dinë se ndjenja mes tyre është diçka e rëndësishme”.
Në fillim të marsit, media angleze foli për një flirt mes këngëtares dhe aktorit të “Spider-man” Andrew Garfield, por që takimet e para mes tyre kanë qenë që në nëntor të vitit të kaluar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *