• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari: Mbajtja e mandatit nuk lidhet me vetingun e nënës

Lajme, Të fundit

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka folur në emisionin “A Show” në News24 për vendimin e saj që e rreshtoi kundër grupit parlamentar dhe e ktheu madje në “armike” të opozitës. Ajo tha se ishte një vendim shumë i vështirë, por tha se e ka bërë në interes të vendit.

“Mu desh kohë ta merrja. Arsyetova me veten se ku do më çonte ky vendim, çfarë kosto do kishte për vendin. Nuk e mendova në asnjë moment se çfarë kostoje do kishte për mua. Më thanë që duhet të pozicionohesh mirë në PD nëse do një karrierë të gjatë politike dhe unë hezitova e thashë nuk është kjo arsyeja përse jam këtu”, – u shpreh deputetja Hajdari.

E pyetur nga Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj Fatmir Hajdari që mund të rrezikonte detyrën si gjyqtare në kuadër të vettingut, deputetja u përgjigj: “Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, – tha ajo më tej, duke pohuar se është edhe nënshtetase amerikane.

Në lidhje me një rekomandim të mundshëm nga ambasada amerikane për arsyet e vendimit për të mos djegur mandatin, Rudina Hajdari tha se është konsultuar me familjen dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Ishte një vendim shumë i vështirë. Nuk është personal por ka të bëjë me interesin e Shqipërisë. Po patjetër që e mora vetë. Patjetër që jam konsultuar. Jam konsultuar me familjen time, nuk është e thënë se kanë qenë pro. Me njerëz të afërt e partnerë ndërkombëtarë”, – tha ajo.

Për sa i përket reagimeve në PD, Rudina Hajdari tha se kanë qenë të shumta si pozitive ashtu edhe kritike.

“Reagimet kanë qenë të shumë por dhe pritshmëritë kanë qenë shumë të larta. Kanë qenë pozitive dhe dua të falënderoj ata njerëz që më kanë mbështetur, uroj të mos u zhgënjej por ka pasur dhe kritika padyshim.
Unë dhe PD kemi një histori shumë të hershme. Unë kam lindur me dy gishta lart, kam lindur me fanellat e PD, kam lindur nëpër mitingje. Kam lindur duke kërkuar që Shqipëria të jetë si gjithë Europa. PD ka shkruar historinë”, – deklaroi deputetja Hajdari.

8 Comments

  1. Nuk e kupton akoma qe vetem politikane nuk eshte?! Vendimi i saj eshte personal (nuk ka rendesi me ke eshte ‘kobsultuar’) por te ardhmen e ka…jashte politikes, te pakten ne Shqiperi.

  2. Nuk mund te besh kariere ne politike me emrin e babait.Thjesht nuk i permbushe kriteret,nuk ke nivel,fatkeqsisht!
    Gishtat mund t’i mbash lart,por jo gjymtyret e tjera.
    Kthehu ne Amerike me mire,puno dhe mos u merr me polike,nuk ke brum moj vajze 🤷🏼‍♂️!

  3. Kjo e shpetoi Shqiperine tani nga -Kostoja e madhe-qe nuk dorzoi mandatin ,Babain ta vrane te tjeret ,por ti e vrave per se dyti moj e bije sateme.

  4. DO KRIJOJE KJO PARTI THOTE NGJELA ? KJO ISHTE LESHKO . KJO NUK KRIJON DOT KOPESHT PA DREKE DHE JO ME PARTI . INTELIGJENCA E KESAJ ISHTE POSHT MEDIOKRES.

  5. Nuk e kuptoni qe kjo vicka vetem politikane nuk eshte. Ajo shkeli mbi gjakun e te jatit te saj, vetem per interesa te ndyre parash dhe mamas. Nje flliqesir e vertet

  6. Kjo ka inatosur ate pjese qe mund te ishte mbeshtetja me e forte e saj, pasi duhet te kesh mbeshtetje dhe ne terren qe te mbeshtesin te tjeret. Fjalet pa baze thjesht ‘inflacion’, gjethe qe i merr era. Eshte futur te territori i Spartak Ngjeles, mbase me te mund te bejne nje parti globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu