• |
ide | kryesore

Sekreti i Juventus: kështu bardhezinjtë “armatosin” Cristiano Ronaldo…

Sport



Cristiano Ronaldo, një mbret që ulet në fronin bardhezi në gëzimin e çdo fitoreje. Juventus në këtë pikë duket si një monarki e lumtur dhe në shkëlqim, mbi të gjitha pas natës magjike të fundit në Champions League: përmbysja ndaj Atletico ka konfirmuar që nuk është ide e keqe “shërbimi” ndaj mbretit portugez.

Allegri ka eksploruar disa mundësi për të bërë të mundur bashkimin rreth Ronaldos duke nisur nga kalimet inteligjente të Pjanic, apo dhe hedhjet e topit pas shpinës së kundërshtarit nga Bonucci deri tek krosimet e shumta nga mesfushorët e krahut. Në fund të bilancit europian, Cristiano ka goditur në portë 24 herë: një total që tregon qartë se kush komandon në Torino.

Duke kërkuar që të jetë i shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur nuk duket një punë e lehtë, duke parë variantet e shumta të lojës, por dhe ndonjë tendencë thuajse të qartë. Kur është Bernardeschi, është ai që gjen mënyrën për të shërbyer dhe portugezi është i kënaqur. Por CR7 e kërkojnë të gjithë, nga Dybala, me të cilin ka një lidhje specifike e deri edhe tek qendërsulmuesi Mandzukic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *