• |
ide | kryesore

Stoltenberg gjatë vizitës në Gjeorgji: “Do të anëtarësoheni në NATO”

Planet



Sekretari i Përgjithsëhm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një vizite në Gjeorgji është shprehur i bindur se ky shtet do të anëtarësohet në NATO, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga Kremlini.

I pranishëm në Tbilisi, Stoltenberg zhvilloi takime me zyrtarët gjeorgjianë për të parë nga afër ushtrimet ushtarake mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë gjeorgjiane. Pranë kryeministrit gjeorgjian, Mamuka Bkhtadze, Stoltenberg u shpreh i bindur që Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta përgatitur anëtarësimin e Gjeorgjisë. Nuk pranojmë që Rusia apo ndonjë fuqi tjetër të vendosë se çfarë mund të bëjnë shtetet anëtare”, tha ai.

Në anën tjetër, Bakhtadze u shpreh se anëtarësimi në NATO është zgjedhje e popullit të Gjeorgjisë.

Gjatë samitit të NATO-s në vitin 2008, NATO ishte pajtuar që Gjeorgjia të bëhet anëtare në këtë aleancë, por ende nuk është caktuar ndonjë datë për anëtarësim, ndonëse perspektiva e këtij shteti është konfirmuar në çdo samit.

Vendi me 3.7 milionë banorë e ka zhvilluar një luftë të shkurtër me Rusinë në gusht të vitit 2008, ndërsa prania e vazhdueshme e trupave ruse në Gjeorgji ka ndikuar në rritjen e tensioneve në rajon, shkruan “Free Europe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *