• |
ide | kryesore

Vettingu, KPK shtyn seancën për gjyqtaren Alma Brati

Lajme, Të fundit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën gjyqësore për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati. Seanca do mbahet 12 prill në orën 10:00. Gjatë seancës së sotme trupi gjykues njohu Alma Bratin me rezultate e analizës financiare. Pasi kaloi procesin e vettingut, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për gjyqtaren.

Komisionit vërejti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe të të ardhurave të saj si dhe probleme të karakterit formal në shqyrtimin e aftësive të saj profesionale.

Ndaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi rihapjen e procesit të vlerësimit për Alma Bratin.

Deklarimi i pasurisë ndër vite i znj. Brati, e cila ka punuar në sistemin e drejtësisë që nga viti 1992, nuk ka qenë i saktë, veçanërisht për vitet 2009 dhe 2012, por ajo u konsiderua se ka qenë e saktë në deklarimin e pasurisë para procesit të rivlerësimit, të njohur si “deklarimi veting” ndërsa pasaktësitë e mëparshme nuk janë në përmasa të tilla sa të ngrinin dyshime të arsyeshme për fshehje pasurie.

Megjithatë, në rastin e gjyqtares, KPK-së iu desh të bënte një interpretim kushtetues, sipas të cilit, të ardhurat e krijuara nga pensioni ushqimor, a mund të konsiderohen të paligjshme nëse nuk provohen me dokumente fiskale apo jo. Përgjigjja që dha KPK në kërë rast ishte ‘jo’, nuk duhet të konsiderohen të paligjshme.

Sipas anekseve kushtetuese të procesit të vetingut, të ardhura të ligjshme në rastin e zyrtarëve të gjyqësorit konsiderohen vetëm ato që janë të justifikuara me dokumente mbi burime të ligjshme dhe për të cilat janë paguar taksat. Në rast se të ardhurat janë borxh, apo dhuratë nga një person i tretë, personit të tretë i bie barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e të ardhurave dhe dokumentacionin fiskal të taksave të paguara.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu