• |
ide | kryesore

Video/ Fitore pa shkëlqim, por ishte ajo e duhura: tani pritet përgjigjja e Rejas

Kryesore, Sport

Në Andorra duheshin marrë tri pikët dhe Shqipëria e dyshes Bulku-Mema ka bërë detyrën ndaj një kundërshtari që u impenjua vetëm në lojë të ashpër, por pa rrezikuar gati asnjëherë Berishën. Ishte rezultati për të cilin kishte marrë kohë edhe kandidati për pankinën kuqezi Edy Reja, që tani mund t’i luajë shanset për kualifikim, gjithnjë nëse pranon ofertën e FSHF-së.

Nuk kishte shkëlqim dhe as lojë, gjë që vështirë se mund të ndodhte, pas ngjarjeve dhe tronditjes që shkaktoi humbja në debutim në eleminatore kundër Turqisë. Gjithsesi mjafton 0-3 e arritur në transfertë. Vendosi Sadiku, që shënoi gol në rikthimin në kombëtare pas dëmtimit, Balaj e Abrashi në fund. Sulmuesi i Luganos kishte shënuar dy gola në miqësoren me Turqinë, të fituar në 2017, ndeshja e fundit e luajtur nga Elbasanasi me kuqezinjtë. Premtues kthimi i sulmuesit në grup, ndërkohë që prezantim pozitiv ka bërë edhe Kaçe, që kandidohet tani për një fanellë titullari. Nuk janë vënë në provë të vështirë kuqezinjtë, por në aspektin e lojës kanë lënë për të dëshiruar, në të dy variantet taktike të përdorura nga Bulku. 4-3-3 me Grezda-Sadiku-Uzuni e më pas 3-5-2 me Uzunin në të djathtë e dyshen Balaj-Sadiku nuk ndryshuan lojën nën ton të skuadrës, edhe pse Balaj shënoi golin e dytë 4′ minuta nga fundi ndërsa në të fundit shtesë mori lavdi edhe Abrashi.

Vendi i tretë provizor për Shqipërinë me tre pikë, sa Islanda por mbi ishullorët me diferencë golash. Kryeson Turqia me fitoren e dytë edhe kundër Moldavisë (4-0), e fundit në Grupin H, ndërkohë që Franca është e dyta me pikë të plota, pas suksesit 4-0 me Islandën.

 

 

 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu